GABIME QE BEHEN NE NAMAZ

 Gabime që bëhen në namaz


1. Ngrënia e ushqimit me erë të keqe (hudhra, qepë) para vajtjes në xhami.

2. Vajta në xhami duke ecur shpejt ose duke vrapuar nga frika se do të ikë namazi pa u falur.

3. Thënia e tekbirit fillestar në ruku (duhet thënë në kijam).

4. Murmuritja e nijetit ose shqiptimi i tij me zë të ulët.

5. Mosthënia e duasë hyrëse të namazit .

6. Mosfalja drejt sutrës.

7. Mosdashja për të qëndruar në rreshtin e parë në namazin me xhemat. 

8. Të shikuarit lart gjatë namazit, ose shikimi i imamit apo shikimi majtas-djathtas.

9. Lënia e zbrazëtirave në rreshta në namazin me xhemat.

10. Leximi i sures Fatiha shpejt, pa u ndalur në fund të çdo ajeti.

11. Lëvizja e pavënd gjatë namazit, shikimi në orë, loja me gishtërinj a me rroba, ose lëvizja e këmbëve dhe e pjesëve të tjera të trupit me nervozizëm.

12. Lëvizja me imamin ose para tij në namazin me xhemat.

13. Ulja e tepërt e kokës, apo ngritja e tepërt e saj dhe harkimi i shpinës gjatë rukusë.

14. Ngjitja e duarve (e krahëve) për trupi, në ruku dhe në sexhde, si dhe ngjitja e stomakut për kofshë në sexhde.

15. Vendosja vetëm e majës së kokës në tokë gjatë sexhdes.

16. Kryerja e nxituar e namazit, që nuk lejon prehjen dhe qetësinë e duhur në ruku dhe në sexhde.

17. Bërja e tesbihëve me dorën e majtë.

18. Largimi në fund të namazit, pa bërë dhikrin.

19. Kalimi para personit që falet.

20. Mosfalja e namazit gjatë sëmundjes etj