NAMAZI DHE FRUTET E TIJ

Ramazani është muaj i bekuar, është muaj i namazit, muaj i drejtimit kah All-llahu, kurse prej veprave më të mëdha që e afrojnë njeriun kah All-llahu dhe adhurimi më i ndershëm është namazi. Muslimanët edhe ma tepër jepen pas namazit gjatë muajit të Ramazanit, ditën e kanë agjërim e natën e kan namaz. 

Rëndësia e namazit 

Namazi në fenë Islame ka rëndësi shumë të madhe, është shtylla e fesë dhe elementi më i madh përbërës i fesë, vepra e parë për të cilën do të jep llogari besimtari në ditën e Kijametit, nëse namazi i pranohet, i pranohen tërë veprat e tija, nëse ai i refuzohet, tërë veprat e tija i refuzohen. 
Namazi është shenjë e besimit, shpëtim nga dyftyrësia, ai që e ruan namazin e ka ruajtur fenë e tij dhe ai që e ka humbur namazin veprat tjera edhe më lehtë i humbë. 
Njeriu e madhëron islamin aq sa e madhëron namazin, edhe ka hisë në islam aq sa ka hise në namaz. 
Prej gjërave që e tregojnë rëndësinë e namazit është edhe ky fakt: 
- All-llahu e ka shoqëruar namazin me besimin dhe tevhidin në shumë vende të Kur'anit: 
(الم (1) ذَلِكَ الْكِتَابُ لا رَيْبَ فِيهِ هُدىً لِلْمُتَّقِينَ (2) الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ) . (البقرة:3) 
“Elif, Lam, Mim. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga All-llahu). Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin”. (El-Bekare: 1-3). 
Dhe: 
(وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ) (البينة:5). 
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”. (El-Bejjine: 5). 
- All-llahu ka urdhëruar që të falet në udhëtim dhe kur në vendin tënd, në luftë dhe në paqë, kur të jesh i shëndosh dhe kur të jesh i sëmurë. 
- Pastaj lëria e namazit është prej mëkateve më të mëdha, është mëkat më i madh se imoraliteti, se vjedhja, se konsumimi i alkoolit. Ai që e le namazin është i ekspnuar kërëcënimit të madh të All-llahut, madje lërja e namazit është mosbesim ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]. Dijeratë musliman janë unanim se ai që e mohon namazin nuk është musliman, ai ka bërë kufër dhe mosbesim i cili e nxjer nga feja tërësisht. Kurse ai që e le nga përtacia dhe dembelia, dijetarët nuk janë të një mendimit rreth këtij personi. Disa kanë thënë se është njeri që ka bërë mosbesim të madh, i cili e nxjer nga milleti islam, e të tjerët kanë thënë se ka bërë mosbesimi i cili nuk e nxjer tërësisht nga milleti islam. 
Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “ 
(( وأما تارك الصلاة فهذا إن لم يكن معتقداً لوجوبها ؛ فهو كافر بالنص والإجماع)). 
“Sa i përket lërësit të namazit, nëse nuk beson se është obligim, ai është mosbesimtar, me teksteve nga burimet islame dhe sipas konsenzusit”. 
(( ومن يمتنع عن الصلاة المفروضة ؛ فإنه يستحق العقوبة الغليظة باتفاق المسلمين ، بل يجب عند جمهور الأمة كمالك والشافعي وأحمد وغيرهم أن يستتاب فإن تاب و إلا قتل ؛ بل تارك الصلاة شر من السارق ، والزاني ، وشارب الخمر ، وآكل الحشيشة )) . 
“Ai që nuk i fal namazet e obliguara, ai meriton denim të vrazhdë sipas pajtimit të të gjith muslimanëve, majde sipas shumicës së dijetarëve të ummetit, siç është Imam Maliku, Shafiiu, Ahmedi dhe të tjerët, duhet kërkuar nga ai të pendohet, nëse nuk pendohet të vritet. Ai që e lë namazin është më i keq se ai që vjedh, bën imoralitet, konsumon alkoolin, hashashin, etj”. 
E kanë pyëtur për një njeri, të cilin njerëzit e urdhërojnë të falet, kurse ai nuk falet, çka duhet bërë kundrejt tij? 
Është përgjigjur: 
(( إذا لم يصَّل فإنه يُستتاب ، فإن تاب و إلا قتل والله أعلم )). 
“Nëse nuk falet duhet kërkuar prej tij të pendohet, përndryshe vritet. All-llahu e di më së miri”. 
Ai poashtu thotë: 
(( ومتى امتنع الرجل من الصلاة حتى يُقتل لم يكن في الباطن مقراً بوجوبها ، ولا ملتـزماً بفعلها ، وهذا كافر باتفاق المسلمين كما استفاضت الآثار عن الصحابة بكفر هذا ، ودلت عليه النصوص الصحيحة كقوله -صلى الله عليه وسلم - : (( ليس بين العبد وبين الكفر إلا ترك الصلاة )) . رواه مسلم , وقوله : (( العهد الذي بيننا وبينهم الصلاة فمن تركها فقد كفر )) , وقول عبد الله بن شقيق : "كان أصحاب محمد لا يرون شيئاً من الأعمال تركه كفر إلا الصلاة" ؛ فمن كان مصراً على تركها حتى يموت لا يسجد لله سجدة ، فهذا لا يكون قط مسلماً مقراً بوجوبها . انتهى كلامه رحمه الله . 
“Nëse një njeri nuk falet gjersa edhe dakordohet me vrasje, ai në brendësi nuk e pranon se është obligim, e as që e zbaton në jetën e tij. Ky njeri sipas pajtimit të të gjithë muslimanëve është mosbesimtar siç flasin argumentet e shumta nga sahabet, dhe në të cilën gjë aludojnë tekstet e vërteta, siç është hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Mes robit dhe mosbesimit ka mbetur vetëm lërja e namazit”. (Muslimi) dhe fjala e Muhammediit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Marëveshja mes Nesh dhe atyreve është namazi, ai që e le namazin ka rënë në mosbesim”. Kurse Abdull-llah ibn Shekiki ka thënë: “Shokët e Muhammedit [alejhis-selam] asnjë vepër nuk e konsideronin mosbesim përveç lërjes së namazit”. Ai që insiston në lërje të namazit derisa të vdes, nuk bën asnjë sexhde për All-llahun, ky njeri nuk mundet të jetë musliman, i cili konfirmon se është obligim namazi”. 

Kjo tregon rëndësinë e namazit, kurse frytet dhe vlerat e saja nuk munden të numërohen dhe rrumbullaksohen. 

Prej fryteve janë: 
- shpëton nga cilësimi me cilësi të dyftyrëshave, 
- shpëton nga ringjallja me Faraonin, Karunin, Hamanin dhe Ubej ibn Halefin, sepse ai që e le namazin ringjallet me prijësit e kufrit siç ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. 
- Është kënaqësi e syrit, 
- Gëzim i shpirtit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: 
(( حبِّب إلى من دنياكم النساء والطيب ، وجعلت قرة عيني في الصلاة )) 
“Më janë bërë të dashura nga dunjaja e juaj: gratë dhe parfymi, kurse kënaqësia e syrit më është bërë në namaz”. (Ahmedi dhe të tjerët, sahih). 
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka lajmëruar se prej kësaj bote i janë bërë të dashura dy gjëra: gratë dhe parfymi. Pastaj tregon se kënaqësia e syrit i është bërë në namaz. Kënaqësia e syrit është përmbi dashurinë, sepse jo çdo i dashur të kënaqet syri me te, por syri kënaqet me gjërat me të dashura që duhen vetvetiu, e ky është vetëm All-llahut, përveç të Cilit nuk ka hyj tjetër”. Pastaj vazhdon dhe thotë: “Namazi është kënaqësia e syrit të njerëzve të dashuruar (në All-llahun) në këtë botë, pasiqë në te ka lutje me përkushtim drejt Atij, pa të cilin nuk kënaqen sytë, nuk qetësohen zemrat dhe nuk rehatohen shpirtërat. Me përmendjen e Tij begatohen, Atij i nënshtrohen dhe mposhten, Atij i afrohen, e sidomos në sexhde, e cila është gjendja kur robi është më afër Zotit të vet. Në këtë kontekst është edhe fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: 
(( يا بلال! أرحنا بالصلاة )). 
“Bilal! Na qetëso me namaz”. Kjo na tregon se reahtia e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është në namaz, ashtu sikurse edhe kënaqësia e syrit të tij është në namaz. Sa dallim të madh ka mes kësaj thënie dhe thënies: të falemi e të rehatohemi nga namazi?! 
I dashuruari në All-llahun, rehatia dhe kënaqësia e syrit të tij është në namaz, kurse shpërfillësi nuk ka hise në këtë gjë, por namazi është i rëndë dhe i vështirë për te. Kur të ngritet që të fal namazin, qëndron sikur të ketë shkelur në gaca, ashtu që namazi më i dashur për te është namazi më i nxituar dhe më i shpejtë, sepse ai nuk kënaqet në te e as që i rehatohet zemra në te. Robit, nëse i kënaqet syri me diçka, i rehatohet zemra me te, andaj i bëhet e vështirë largimi dhe ndarja prej tij. Ai që e ka zemrën e zbrazur nga All-llahu dhe ahireti, i cili është i sprovuar me dashuri ndaj dunjasë, ma së rëndi e ka namazin, kurse më së shumti e urren gjatësinë, edhe pse është i lirë, me shëndet dhe nuk ka punë”. 

Prej fryteve të namazit janë edhe: 
- është dritë në fytyrë, forcë në zemër dhe gjallëruese e gjymtyrëve. Namazi i tëri ngritet te All-llahu, dhe me vehte ka dritë dhe forcë argumentuese, sikurse drita e diellit, gjersa të paraqitet para All-llahut, e të dakorodhet me te dhe ta pranon, dhe thotë: të ruajtë All-llahu, sikurse me ke ruajtur mua. 
- Namazi sjell rizkun, e shkatërron zullumin, largon imoralitetin dhe të këqijat, e mposht epshin, e zbret mëshirën, i mbron dhuntitë, i largon denimet, i zbulon brengat dhe mërzitë. 
- Namazi e afron njeriun kah Zoti, njeriu është aq afër Zotit sa është afër pozitës së mirësisë (ihsanit), e sipas tij dallon edhe namazi, saqë i njejti namaz dallon mes dy njerëzve sikurse qielli me tokën, edhe pse kijami, rukuja dhe sexhdeja janë të njejta. 
- Gjatë namazit mësohet injoranti, përkujtohet i ndershmi, trimërohet përtaci. 
- Nëpërmjet namazit arrihet bamirësia në të mirë dhe devotshmëri, përhapet dashuria mes muslimanëve, sepse afërisa e trupit shkakton afërsi të zemrave. 
- Namazi ndikon në mënyrë shumë interesante për të larguar të këqijat e kësaj dhe asaj bote, sidomos nëse ia jep hakun në përsosjen e jashtme dhe të brendshme. Asnjë e keqe e kësaj dhe asaj bote nuk refuzohen sikurse me namaz. 
- Namazi i sjell shumë të mira në mënyrë të papërshkruar, sepse është kontakti mes All-llahut dhe robit. Nëpërmjet namazit happen dyert e të mirave dhe ndërpriten dhe pakësohen të këqijat dhe të metat. Nëse dy njerëz goditen me ndonjë fatkeqësi, të metë ose sëmundje, ai që fal namaz e ka në nivel më të vogël, përfundimin e ka më të mirë, kurse durimi dhe dakordimi me të është më i plotë dhe më i përsosur. 
- Namazi është shkak që i lehtëson vështirësitë, i duron ngarkesat. Atëherë kur gjendja bëhet kritike, situate ngushtohet dhe arrinë zemrat deri në fyt,atëherë burrat e vërtetë e vërejnë vlerën e namazit me përulsi, e vërjenë ndikimin e mirë që ka dhe bereqetin e fryteve të tij. 
- Namazi është shkaku më i madh për të shlyer mëkatet, për të ngritur shkallët, për ti shtuar të mirat, është shkak për moral të mirë, për fytyr të buzëqeshur, për shpirtmirësi dhe lartësi të shpirtit. 
- Namazi është ndihmë shpirtërore që nuk ndërpritet, nozull moral i pashterun, është ushqimi dhe vaditja më e mirë e pemës së besimit, ajo e kultivon dhe e përforcon. 
- Kujdesi për namazin e forcon vullnetin e njeriut për të bërë të mira, ia lehtëson adhurimet, i dobëson ose i largon shtytësit e të keqes nga vetveteja. Kjo është gjë e dëshmuar. Nuk mundesh të gjesh njeri që përkujdeset për namazin, qofshin farz ose nafile, e most ë shohish gjurmët e tij në veprat tjera. 
- I dhënuri pas namazit është njeriu më i qendrueshëm gjat sprovave dhe më xhelozi për kufinjtë e All-llahut. 
- Namazi është shërim për sëmundjet e shumta të shpirtit, siç është kopracia, zilia, lakmia, trishtimi, etj. 
- Namazi i ka edhe dobitë e tija shëndetsore duke bërë lëvizjet e caktuara të namazit, të cilat i forcojnë gjymtyrët dhe e gjallërojnë trupin. 
- Është i dobishëm për shumë sëmundje të barkut, pasiqë, njëkohësisht, është stërvitje edhe e trupit edhe e shpirtit. 
- Nëse ia shtojmë kësaj edhe pastërtinë e përsëritur dhe dobitë që i ka ky pastrim. E tërë kjo është e dëshmuar. 
- Namazi e forcon zemrën, e zgjëron gjoksin, e gëzon shpirtin. Të gjithë mjekët e dinë se puna për të rehatuar zemrën, për të qetësuar shpirtin, për të larguar brengat dhe mërzitë, pritja e mirë e ndodhive të jetës, konsiderohet prej shkaqeve që sjellin shëndet dhe i zvoglojnë dhimbjet. Kjo është e dëshmuar në namaz, sidomos në namazin e natës, në kohën e sehurit. 
- Sipas medicinës moderne është vërtetuar se namazi sjell dobi të mëdha në mendje, pasiqë namazi me përulësi i ndihmon me të madhe mendjes. Këtë e thonë mjekët që nuk janë musliman. Ndoshta kjo është edhe sekreti i forcës së mendjes së sahabeve edhe atyreve që i pasojnë në mënyrën më të mirë. 

Këto janë vetëm disa dobi dhe fryte të namazit. Aq sa ma shumë interesohet muslimani për namazin, aq sa ma shumë kujdeset për te, aq ma shumë i shtohen dobitë, i zmadhohet bereqeti, edhe e kundërta. 
All-llahu yn, na bëjë nga ata që e falin namazin dhe nga ata që kënaqet syri i tyre në namaz. Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].