Namazi gjate sëmundjes
Nëse vazhdimisht nga trupi del diçka që e prish abdestin, quhet Yzër(e metë e arsyeshme). Kur të pikuarit e urinës, derdhja e brendshme, rrjedhja e gjakut nga hunda dhe nga plaga, të lotuarit nga dhëmbja, dhe të enjturit janë të vazhdueshme brenda një namazi , si dhe femra që ka gjakderdhje, këta janë persona me yzër - me arsye. Këto rrjedhje duhen ndalur duke i zënë me ilaçe ose duke e falur namazin ulur, apo me shenja. Mashkulli që i pikon urina, e vë pak pambuk bime. Dhe kështu duke e thithur urinën që pikon pak, pengon të pikojë jashtë. Kështu nuk prishet abdesti. Për të urinuar hiqet fitili i pambuktë dhe hidhet. Nëse urina i pikon shumë, dhe depërton fitilin e pikon jashtë, atëherë edhe abdesti prishet. Gratë gjithmonë në vaginat e tyre duhet të vënë beze(Kursuf). Nëse nuk mund ta ndalin rrjedhjen në kohë të çdo namazi, marrin abdest dhe kështu e falin namazin. Ai që është me yzër, me një abdest derisa të kalojë koha e atij namazi, mund të falë farz kaza dhe nafile. Mund ta mbajë Kur'anin. Kur kalon koha e namazit, i prishet abdesti. Edhe pa kaluar koha me një shkak tjetër nga ai me të cilin është i arsyetuar prapë i prishet abdesti. Për shembull, merr abdest duke rrjedhë gjak nga njëra prej vrimave të hundës dhe pastaj nëse fillon t'i rrjedhë gjak nga vrima tjetër (e hundës), i prishet abdesti. Për të qenë person me yzër, sendi që e prish abdestin gjatë kohës së një namazi duhet të ketë rrjedhje të vazhdueshme. Kur merr abdest dhe nëse nuk rrjedh për atë kohë aq sa do të falej farzi i asaj kohe, nuk është njeri me yzër . Sipas një thënie të Malikiut, kur rrjedh (pikon) një pikë, bëhet person me yzër. Kur dikush bëhet njeri me yzër, në kohët e namazeve të mëtejshme, kur vjen një pikë një here, edhe në ato kohë vazhdon të jetë njeri me yzër. Nëse në një kohë të namazit nuk pikon fare, mbaron së qëni njeri me yzër. Ndyrësira e cila është shkaktare për yzër, kur ta ndyjë rrobën më tepër se masa e dërhemit, dhe është e mundur të pengohet ndotja e saj e mëtejshme, vendi që është ndotur duhet larë.
Kur merr gusul(kur lahet) ai që frikësohet se do të sëmuret apo do t'i keqësohet dhe do t'i zgjasë më tepër sëmundja, mund të marrë tejemum. Kjo frikë arsyetohet me përvojën personale apo me këshillimin e mjekut të drejtë e mysliman. Edhe fjala e mjekut i cili nuk përmendet për keq e për gjynahe, pranohet. Kur është ftohtë, nëse nuk gjendet vend për strehim, enë për ta nxehur ujin, nëse nuk ka banjë në qytet, mund të bëhet shkak për sëmundje. Sipas Hanefisë, me një tejemum, mund të falësh sa farze të duash. Sipas Shafisë, për çdo farz merr abdest rishtazi.
Tejemum merr edhe ai që e ka gjysmën e pjesës së trupit që duhet larë nëÊabdes me plagë. Nëse plaga është më pak se gjysma e kësaj pjese, pjesën e shëndoshë e lan dhe asaj me plagë i jep mes-h. Në gusul, meqë i tërë trupi numërohet si një pjesëÊe vetme, nëse gjysma e tërë trupit është plagë, merret tejemum. Nëse vendi me plagë është më pak se gjysma, pjesën e shëndoshë e lan dhe atëÊtë plagëve u jep mes-h. Nëse mes-hi e dëmton plagën, i jep mes-h fashos. Nëse edhe kësaj, i bën dëm, nuk i jep mes-h kokës. Personi që nuk mund të gjejë njeri për t'i dhënë abdest(ta ndihmojëÊtëÊmarrëÊabdest), merr tejemun. Ai që mban fëmijë shërbëtorë me pagë, e detyron t'i ndihmojë. Edhe burri dhe gruaja nuk janë të detyruar t'i ndihmojnë të marrë abdest njëri-tjetrit.
Ai që vë fasho (lidhëse, pamuk, gazë) në gjakun që rrjedh, në plagë, në kockën e thyer ose kur plagoset, nëse nuk është në gjendje që atë pjesë ta lajë me ujë të ftohtë apo të nxehtë, ose t'i japë mes-h, në abdest apo në gusul mbi më tepër se gjysmën e këtyre, jep mes-h një herë. Nëse ka dëm pa zgjidhë fashon, vendet e shëndosha nën të nuk lahen. Pjesëve te lëkurës së shëndoshë ndërmjet lidhëses u jepet mes-h. Kur je me abdest nuk duhet lidhur fasha. Nëse fasha ndërrohet pas mes-hit, nëse mbi të vihet një tjetër, fashës së re nuk ka nevojë t'i jepet mes-h.
I sëmuri që nuk mund të qëndrojë në këmbë apo që është i bindur se po të qëndrojë në këmbë, do t'i keqësohet sëmundja, namazin e fal ulur, dhe për ruku e përkul trupin pak. Pastaj drejtohet dhe më pastaj e bënë sexhdenë. Ulet ashtu siç e ka më të lehtë. Lejohet të ulet në gjunjë, këmbëkryq etj. Edhe frika se mund të të shohë armiku, është yzër. Edhe ai që me qëndrimin në këmbë i prishet agjërimi, abdesti, falet ulur. Ai që mund të qëndrojë në këmbë duke u mbështetur në diçka, falet mbështetur. Ai që nuk mund të qëndrojë në këmbë, kur t'i paraqitet dhembja, e vazhdon ulur.
Ai që është i lejuar nga sexhdeja në tokë, këndon në këmbë, dhe për ruku dhe sexhde jep shenja duke u ulur. Kur ulet për ruku kërruset pak, për sexhde shumë më tepër. Ai që nuk mund ta përkulë trupin, përkul vetëm kokën. Nuk duhet bërë sexhde mbi ndonjë send. Nëse bën sexhde mbi ndonjë send, edhe nëse është përkulur më tepër për sexhde se për ruku, edhe pse është i drejtë namazi, veprimi është mekruh. Derisa mund të ulet mbështetur, nuk i lejohet shenja nga pozicioni shtrirë. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem) kishte vizituar një të sëmurë. Kur kishte vënë re se ai me dorë e ngrinte jastëkun dhe mbi të bënte sexhde, ia kishte marrë jastëkun. I sëmuri e kishte ngritur drurin dhe mbi të kishte bërë sexhde. Edhe drurin ia kishte marrë dhe e kishte urdhëruar: "Nëse ke fuqi bëj sexhde në tokë. Nëse nuk mund të përkulesh në tokë, mos ngri sende te fytyra, mos bëj sexhde mbi të. Falu duke bërë me shenja, në sexhde përkulu më shumë se në ruku" Siç njoftohet edhe në "Bahru-r-Raëk", në ajetin 191 të sures Ali Imran, kuptohet ky urdhër: "Ai që ka fuqi të mjaftueshme, namazin e fal në këmbë, i pafuqishmi falet ulur. Ai që është edhe më i pafuqishëm falet shtrirë". Kur ishte i sëmurë Imran bin Husejni, Resulull-llahi (salall-llahu alejhi ve selem) e urdhëroi : "Falu me qëndrim në këmbë! Nëse nuk ke fuqi, falu ulur! Nëse edhe për këtë nuk ke fuqi, falu i shtrirë anash ose në shpinë". Shihet pra se personi i cili nuk mund të qëndrojë në këmbë mund të falet ulur. Ai që nuk mund të rrijë ulur, falet shtrirë. Të falesh në karrige apo në kolltuqe, nuk është e lejuar. I sëmuri dhe ai që udhëton me autobus, me avion, të falet në karrige e në kolltuqe, nuk është në përputhje me Islamin. Ai që nuk mundet të falet në këmbë me xhemat, falet në shtëpi në këmbë. Po të kesh një nga këto njëzet arsye, lejohet të mos shkosh në xhemat. Këto arsye janë: Shiu i rreptë, të nxehtët dhe të ftohtët e madh dhe frika se armiku mund të të sulmojë fizikisht ty apo pasurinë tënde, frika se do të largohen shokët e do të mbetesh vetëm në rrugë, errësira e madhe e qiellit, frika e fukarasë se do të kapet nga borxhliu e do të burgoset, të jesh i verbër, të jesh i paralizuar dhe të mos mund të ecësh, të kesh një këmbë të prerë, të jesh i sëmurë, të ketë baltë aq sa të mos mund të ecësh, frika se mund të humbsësh një orë mësimi shumë të rëndësishëm e të rrallë, frika të të kalojë ai ushqim që pëlqen, të jesh gati për t'u nisur në rrugë, infermieri kur nuk mund të gjejë dikë për ta zëvendësuar, erë e fuqishme natën, i detyruar të shkosh në tualet, i sëmuri që friksohet që të mos i keqësohet e t'i shtohet(sëmundja) dhe i sëmuri që mbetet pa mbikqyrës dhe ai që nga pleqëria e madhe e ka vështirë të ecë.Të gjithë këta, janë të lejuar të mos shkojnë në namazin e xhumasë. Në xhami, të shkosh dhe të kthehesh duke ecur në këmbë, është më e vlefshme se të hipësh në ndonjë mjet. Nuk lejohet që në xhami të falesh me shenja ulur në karrike apo kolltuqe. Të bësh ibadet në një mënyrë që nuk e ka shpjeguar Islami, është bidat. Dhe në libra të fikhut shkruhet se të bësh bidat, është gjynah i madh.
I sëmuri që nuk mund të rrijë ulur, duke u shtrirë në anën e djathtë bën isharet me kokë. Ai që nuk mund të kthehet nga kibla, falet nga ajo anë që e ka më të lehtë. Duke i vënë diçka nën kokë atij që rri shtrirë në shpinë dhe fytyra i kthehet nga kibla. Për ata që nuk mund të japë shenja as me kokë, lejohet ta lënë namazin për kaza. Ai që sëmuret gjatë namazit, e vazhdon ashtu si do të mundet. I sëmuri që falet ulur në tokë, nëse bën më mirë, e vazhdon duke u falur në këmbë. I çmenduri nuk fal namaz. Nëse bën mirë pa kaluar pesë kohë namaz, pesë kohët i bën kaza. Nëse kalojnë gjashtë namaze, nuk bën kaza fare.
Është farz që namazi i pafalur, qoftë edhe me shenja, urgjentisht duhet të bëhet kaza. Nëse është në situatë të vdekjes para se të bëjë kaza, është vaxhib ta lërë testament që të jepet fidje(racion ushqimor për të varfërit) nga pasuria që ka lënë, për t'i shlyer(iskat) namazet që nuk i ka falur. Nëse nuk ka testament, është thënë se është lejuar të bëhet iskati nga pasuria e të birit , madje edhe nga pasuria e të huajit. Është mendim unanim i dijetarëve dhe ka argumente të qarta se për të bërë iskat duhet dhënë fidje për agjërimet e lëna. E për shkak se namazi është edhe më i rëndësishëm, një person i cili nuk e ka falur për një arsye ligjore, ndonëse ka dashur të bëjë kaza, dhe e ka zënë sëmundja e vdekjes, edhe për namazet që nuk ka mundur t'i bëjë kaza, për të bëhet iskat sikur është bërë për agjërimin. Ai që thotë se nuk ka iskat të namazit është injorant. Sepse i kundërvihet qëndrimit unanim të medhhebeve. Në një hadith thuhet: "Askush në vend të tjetrit nuk mund të agjërojë dhe të falë namaz. Por, për agjërimin dhe namazin e tij e ushqen fukaranë".