Namazi gjatë udhëtimit
Një person që i përket medhhebit Hanefi, nëse shkon në një vend 104 kilometra e më larg, me qëllim që të qëndrojë më pak se pesëmbëdhjetë ditë, është udhëtar(Në mes’hebet Maliki dhe Shafi është 80 km).
Seferi domethënë të jesh në rrugë, në udhëtim. Udhëtari namazet farze katër-rekatësh i fal si dyrekatëshe. Nëse i drejtohet imamit vendës, prapë i fal katër rekate. Nëse udhëtari (mysafiri) bëhet imam, në fund të rekatit të dytë jep selam. Pastaj xhemati që i është bashkuar atij, për të plotësuar namazin e tyre, i falin edhe nga dy rekate.
Ai që është në udhëtim, mbi meste mund të japë mes-h tri ditë, tri net. Ai mund ta prishë edhe agjërimin. Nëse udhëtari është rehat dhe i qetë, më mirë është të mos e prishë atë(agjërimin). Nuk e ka vaxhib të presë kurban. Po ashtu edhe namazi i xhumasë për atë që është në udhëtim, nuk është farz.
Një person që niset në rrugë në mbarim të kohës së namazit, nëse këtë namaz nuk e ka falur, i fal dy rekate. Mirëpo ai që kthehet në vendin e vet në mbarim të kohës së namazit, nëse nuk e ka falur namazin e kësaj kohe, i fal katër rekate.
Në "Ni'met-i islam" thuhet: Kur nuk ke fuqi të falesh në këmbë, në çdo kohë dhe në çdo vend namazet nafile lejohet t'i falësh ulur. Kur fal ulur, për ruku përkulesh me trup. Për sexhde e ve kokën në tokë. Por, atij që i fal nafilet ulur, kur nuk ka yzër, i jepet sevap gati sa gjysma e sevapeve të atij që falet në këmbë. Edhe sunnetet e pesë kohëve të namazit dhe namazi teravisë janë namaze nafile. Në rrugë, domethënë, jashtë fshatit, qytetit, namazet nafile lejohet të falen mbi kafshë. Nuk është e domosdoshme të kthehesh nga kibla dhe të bësh ruku e sexhde. Falesh me shenja. Pra për ruku përkulesh prapë me trup e për sexhde përkulesh më tepër se në ruku. Nëse mbi kafshë ka pak ndytësirë, nuk e pengon namazin. Personit të lodhur, duke falur nafile në tokë, i lejohet të falet i mbështetur te një njeri, apo në mur.
Duke ecur (vetë), nuk është e drejtë të falësh namaz.
Pa qenë i shtrënguar, nuk lejohet të falen mbi kafshë namazet farze dhe vaxhibe. Vetëm nëse bazohen në arsyetim mund të falen. Shtrëngimet që janë të arsyeshme:jeta e rrezikuar nga kafshët grabitqare, pasuria personale që ndodhet në rrezik, kur zbret nga kafsha të rrezikohet nga vjedhja pasuria që është në kafshë apo pranë teje, nëse në tokë ka kafshë të egra, armiq, baltë, shi të madh, nëse i ngadalësohet shërimi të sëmurit po të zbresë, duke hipur ose nëse i keqësohet sëmundja, nëse rrezikohesh të mos arrishë shokët, pas zbritjes nga kafsha nëse nuk mund të hipësh pa ndihmën e dikujt tjetër. Nëse është e mundur, e ndal kafshën në drejtim të kibles dhe falesh. Nëse nuk është e mundur, falesh në drejtim të lëvizjes. E këtillë është edhe falja në samarin (shalën, sëndukun) mbi kafshë, të quajtur mahmil. Nëse ndalet kafsha dhe nëse nën mahmil vihet një shtyllë, ai bëhet sikur shtrat, tavolinë, divan dhe mund të falesh si në tokë. Me këtë rast nevojitet të falesh i drejtuar nga kibla dhe në këmbë. Personi që mund të zbresë, farzet nuk mund t'i falë në mahmil.
Të falësh namaz në anije, siç e ka mësuar Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) Xhafer Tajarin, duke shkuar në Habeshi (Etiopi) duhet kështu: Në anijen që ecën, pa patur shtrëgim të arsyeshëm, mund të falen edhe farzi e vaxhibi. Në anije mund të falemi edhe me xhemat. Dhe në anije që ecën nuk lejohet të falim me shenja prandaj bëhen rukuja dhe sexhdja. Edhe kthimi nga kibla. Ngado të kthehet anija, vetë kthehesh nga kibla. Në anije nevojitet edhe pastrimi nga ndytësirat. Sipas Imami Adham Ebu Hanifes, në anijen që ecën, edhe farzet lejohen të falen ulur pa yzër.
Nëse tundet shumë anija e ndalur në mes të detit, është si anija që ecën. Nëse tundet pak, është sikur anija që rri në breg të detit. Në anijën që rri (e ndalur) në breg të detit farzet nuk falen ulur. Nëse është e mundur dalja në breg të detit, nuk është e drejtë të falemi as me qëndrim në këmbë. Duhet dalë në tokë dhe atje duhet falur. Nëse ka rrezik për pasurinë, jetën ose largimi anijes, lejohet falja në këmbë në anije.
Ibin Abedini thotë: "Të falësh namaz në qerre me dy rrota, e cila pa qenë e lidhur me kafshë nuk mund të qëndrojë rrafsh, edhe në vend edhe duke ecur, falja në të është sikur falja mbi kafshë. Qerrja me katër rrota, kur qëndron në vend, është sikur shtrat, tavolinë. Në qoftë se nuk lëviz, me arsyetimet e shkruara lart për kafshën, farzi mund të falet brenda, pra e ndal qerren dhe falesh drejt kibles. Nëse nuk mund të ndalesh, falesh sipas drejtimit të ecjes së qerres. "Ai që nuk mund të kthehet nga kibla gjatë lëvizjes (ecjes), duke e ndjekur medhhebin Shafi, i bashkon dy namazet. Nëse edhe për këtë nuk ka mundësi, hiqet nevoja për orientimin nga kibla. Ta falësh namazin me shenja ndenjur në karrike, në kolltuk, nuk i lejohet askujt. Falja e namazit në autobus, në avion është njëlloj si të falesh në qerre.
Farzet dhe vaxhibet në udhëtim nuk duhen falur mbi kafshë pa pasur shtërngim të madh. Duhet të ndalen mjetet dhe duhet të falemi drejt kibles dhe në këmbë. Për këtë arsyje para se të hipësh në mjet, që më parë, duhet të marrësh masat e duhura .
Udhëtari, në tren dhe në anije, në namazin farz duhet të qëndrojë drejt kibles dhe pranë vendit të sexhdesë të vërë një busull. Me të kthyer të trenit dhe anijes, ai duhet të kthehet nga kibla. Nëse gjoksi i ndahet nga kibla, i prishet namazi. Për shkak se nuk do t'u lejohen namazet farz atyre që nuk do të mund të khehen nga kibla në autobus, në tren, në det me dallgë, këta gjatë kohës që janë në rrugë, dhe ndjekin medhhabin Shafi mund t'i bashkojnë drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë. Domethënë, kur janë në udhëtim, këto dy namaze i falin njërin pas tjetrit. Sepse në medhhebin Shafi në udhëtim që zgjat më tepër se 80 kilometra lejohet të falen dy namazet për njëherë duke i paraqitur iqindinë në kohë të namazit të drekës dhe jacinë në kohën e akshamit, apo duke i vonuar drekën në kohë të ikindisë dhe akshamin në kohën e namazit të jacisë. Për këtë arsye, ai që i përket medhhebit Hanefi, nëse në rrugë nuk do të mund të kthehet nga kibla, pasi të marrë rrugë, në çastin që ndalet në ndonjë vend gjatë ditës, kur në kohë të drekës e fal drekën menjëherë duhet ta falë edhe iqindinë. Natën kur të ndalet përnjëherë duhet t'i falë, në kohën e jacisë, akshamin dhe pastaj jacinë, dhe duke bërë nijetin për këto katër namaze, duhet ta bëjë nijet "I fal duke e ndjekur medhhebin Shafi". Pa u nisur në rrugë ose pasi të përfundojë udhëtimi, dy kohë të namazit nuk falen përnjëherë.