ImageChef.com - Custom comment codes for MySpace, Hi5, Friendster and more

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

FALJA E NAMAZIT

FALJA E FARZEVE

FALJA E FARZEVE
FALJA E FARZEVE.pdf
Adobe Acrobat Document [385.7 KB]
Download

KOHA E FALJEVE PER ME SE 6 MILION QYTETE DHE FSHATRA KUDO NEPER BOTE

Prayer Times For 6 Million Cities Worldwide
Country:  

KOHA E FALJEVE PER ME SE 6 MILION QYTETE DHE FSHATRA NE BOTE

FALJA E NAFILEVE NE SHTEPI

Falja e nafileve në shtëpi

Nga urtësia dhe mëshira e Allahut për këtë umet është edhe ajo që ua ka përcaktuar nafilet të cilat i plotësojnë farzet që kanë pasur mangësi. Midis farzeve më të çmuara në këtë fe bënë pjesë edhe namazi, të cilin çdo musliman është i obliguar t’a kryej pesë herë në ditë. Për çdo farz Allah xhele sh'anuhu ka paraparë nafile, i cili kryhet qoftë para ose pas farzit. Për shembull, Allahu xhele sh’anuhu, e ka caktuar zekatin i cili ipet një herë në vit, mirëpo sadakaja vullnetare mund të ipet gjatë tërë vitit.

Allahu xhele sh’anuhu e ka përcaktuar agjërimin e obligueshëm në muajin e ramazanit, mirëpo ekziston ekziston edhe agjërimin nafile i cili mund të kryhet gjatë tërë vitit, në pajtim me sunetin e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem. Gjithashtu edhe haxhin, muslimani e ka obligim të kryej gjatë jetës së tij, mirëpo nëse i jepet mundësia atë mund t’a kryej për çdo vit. Si edhe këto farze, edhe namazi i ka nafilet e veta para dhe pas tij.

Dobitë e faljes (kryerjes) së nafileve janë të shumta, ndërsa ne do t’i përmendim vetëm disa:

1) Vazhdimi me përkushtim në faljen e nafileve e forcon imanin dhe bindjen. Dihet se, e kjo edhe transmeton nga gjeneratat e para, se imani forcohet me nënshtrimin ndaj Allahu të Lartësuar, ndërsa dobësohet me nënshtrimin ndaj shejtanit, Transmetohet se imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ’’i kam shënuar 1800 njohës të hadithit të cilët kanë thënë: ’’Imani (besimi) është shqiptim me gjuhë dhe punë, gjegjësisht vërtetim me vepra, shtohet dhe zvogëlohet.’’ (Sahihul Buhari). Gjithashtu transmetohet se Ibën Muxhahidi ka thënë: ’’Kam qenë të ‘Ata ibën Ebi Rebbaha, kur ka hyrë djali i tij Jakubi dhe ka thënë: ’’Babë, disa shok të mi pohojnë se besimi i tyre është sikurse imani i melekut Xhibril’’, në çka i ati i tha: ’’O bir, dije se nuk është i njëjtë imani i atij që i nënshtrohet Allahut me imanin e atij që nuk i nënshtrohet Atij.”

Me faljen e nafileve njeriu i afrohet Zotit të tij, ngritet një shkallë derisa të mos arrij në shkallën e të vepërmirëve të sinqertë dhe derisa të mos e doj Allahu. Në hadithin e Ebu Hurejres transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’Me të vërtetë Allahu i Lartësuar ka thënë: ’’Kush shfaq armiqësi ndaj mikut Tim, i kam shpallur luftë. Nuk më afrohet robi im me asgjë më të dashur te unë sesa me atë që ia kam bërë farz (obligim). Robi do të më afrohet pandërprerë përderisa të mos e dua. E kur ta dua, do të bëhem ndëgjimi i tij me të cilin ndëgjon, të pamurit e tij me të cilin sheh, duartë e tij të cilat i shtrin dhe këmbët e tij me të cilat ec. E nëse më kërkon, Unë i jap, nëse kërkon mbrojtje nga Unë, Unë do t’a mbroj’’.

2) Allahu është obliguar që t’i plotësoj farzet, në të cilat ka pasur ndonjë mangësi, me nafile të cilat i ka kryer ai person. Me sunet është vërtetuar se janë dy gjëra të cilat i plotësojnë mangësitë që kanë ndodhur gjatë namazit farz dhe që robin e Allahut e ngritin në shkallë më të lartë se që ka qenë. Gjëja e parë janë nafilet. Si dëshmi këtë e kemi hadithin të cilin e transmeton Ibën Kubejs në të cilin thuhet:’’Erdha në Medine, e pastaj e luta Allahun me fjalët: ’’O Zoti im, më mundëso të vendosem te robi yt i zgjedhur’’, e u vendosa te Ebu Hurejre, pastaj ia tregova lutjen time dhe i thashë:’’ Dëshiroj që të më tregosh ndonjë hadith të cilin e ke ndëgjuar nga Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, e prej të cilit do të kam dobi nga ai’’. Pastaj Ebu Hurejre tha: ’’E kam dëgjuar Pejgmaberin, salallahu alejhi ve selem, duke thënë: ’’Gjëja e parë për të cilin do të jap llogari njeriu në Ditën e Gjykimit është namazi, andaj nëse namazin e ka në rregull, ka shpëtuar, e nëse namazin nuk e ka në rregull është shkatërruar. Nëse namazi i tij i është i mangët (jo i plotë), Allahu do të thotë:’’Shikoni se mos ka robi im nafile, e plotësoni me nafile atë që e ka lënë mangu me farze. E pastaj do të jap llogari për veprat tjera.’’ (Ebu Davudi).

Gjëja e dytë e cila i plotëson namazet farze është istigfari (kërkimi i faljes) menjëherë pas dhënies së selamit, sikurse ka bërë Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem. Nga Subani transmetohet se ka thënë: ’’Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, pas përfundimit të namazit ka bërë istigfar tri herë dhe ka thënë: ’’O Allahu im, Ti je shpëtim dhe nga Ti është shpëtimi. I lavdëruar qofsh, O i Larmadhërishwm dhe Fisniku.’’. Pastaj Velidi e ka pyetur Evzaiun: ’’Si ka bërë istigfar Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem?’’ Ky iu përgjegj: ’’Ka thënë tri herë estagfirullah.”

Duhet ditur se istigfari pas namazit nuk është istigfar për mëkatet që janë bërë jashtë namazit, por istigfar për lëshimet që kanë ndodhur gjatë namazit. Shumica e muslimanëve sot nafilet i falin në xhami. E lusim Allahun që t’i shpërblej për këtë. Mirëpo, me faljen e nafileve në xhami ata e lëjnë diçka që është shumë më e vlefshme, e kjo është falja e nafileve në shtëpitë e tyre. Përjashtim bëjnë ato nafile të cilat edhe vet Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, i ka kryer në xhami, sikurse janë: namazi i taravive, tehijjetul mesxhid e të ngjashme.

Do ti përmendim disa hadithe të cilat qartë tregojnë në atë që nafilet është më mirë të falen në shtëpi sesa në xhami. Nga Jezida ibën Thabiti transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’O njerëz faluni në shtëpitë tuaja, me të vërtetë namazi më i mirë është ai i cili falet në shtëpi, përveq namazit farz”. (Muslimi). Te Ebu Davudi qëndron se Pejgamberi, salallahu alejhi ue sellem, ka thënë: ’’Namazi i secilit nga ju në shtëpinë e tij është më i mirë se namazi në këtë xhaminë time, përveq farzit.”

Nga Abdullah bin Shekika transmetohet se ka thënë: ’’E kam pyetur Aishen, gruan e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, se si i ka falur nafilet, e pastaj ka thënë: ’’Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, në shtëpinë time i ka falur katër rekate para farzit të drekës, e dilte dhe njerëzve ua falte farzin e drekës më xhami, e pastaj kthehej dhe i falte dy rekate pas farzit. Ua falte njerëzve farzin e akshamit në xhami, e pastaj kthehej e i falte dy rekate pas farzittë akshamit. Ua falte njerëzve namazinë e jacisë në xhami, e pastaj kthehej e i falte dy rekate sunet pas jacisë, e kur agonte i falte dy rekate të sunetit të sabahut.” (Muslimi) Në transmetimin tjetër thuhet: ’’Pastaj dilte e ua falte njerëzve sabahun.”

3) Nga Abdullah ibën Omeri transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’Faluni në shtëpitë tuaja e mos i bëni varre.” (Buhariu dhe Muslimi).

ثshtë e ditur se namazi në xhaminë e Pejgamberit Pejgamberi salallahu alejhi ve selem e ka vlerën një mijë herë më të madhe se në xhamitë tjera, përveç se në Qabe. Edhe përkundër kësaj Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, sunetet i ka falur në shtëpi sikurse e kemi parë nga hadithet e mëparshme. Por edhe i nxiste sahabet e tij që t’i përmbahen asaj që ka bërë ai. Në hadithin e Abdullah bin Sad el Ensariut transmetohet se e ka puetur Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem: ’’A është namazi im më i mirë në shtëpi ose në xhami?”. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, i tha: ’’A nuk e sheh shtëpinë time sa është afër xhamisë, e unë përkundër kësaj më shumë dëshiroj të falem në shtëpinë time se në xhami, përveq farzeve.” (Ibën Maxhe).

Transmetim i ngjashëm shënohet edhe nga K’abi në të cilin thuhet: ’’Erdhi Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, në xhaminë Beni Abdul Esh-hel, e ua fali farzin e akshamit. Pasi që e falën akshamin, njerëzit u ngritën dhe filluan ti falin sunetet, ndërsa ky iu tha: ’’Me të vërtetë këtë namaz është më mirë të falet në shtëpi.’’ Ndërsa në transmetimin tjetër thuhet: ’’Në ju është që këtë namaz ta falni në shtëpi.” (Ebu Davudi). Duke i marrë këto argumente dijetarët janë pajtuar se namazi në Qabe (100.000 namaze), në xhaminë e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, (1000), dhe Mesxhidul-Aksanë (500) namaze, vlen vetëm për namazet farz. Ndërsa disa dijetarë thojnë:’’falja e nafileve në shtëpi është më i vlefshme se brenda vet Qabes.’’

Nga imam Tahaviu transmetohet se ka thënë: ’’Kush betohet se do të fal namaz nafile në njërin nga tri xhamitë (Mesxhidul harami, në xhaminë e Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, dhe në Mesxhidul Aksa), e nuk e bënë këtë, shpagimi i tij është që t’a fal atë në shtëpi ngase ngase nafilja është më e vlefshme në shtëpi.

Gjithashtu transmetohet nga Sehla bin Sadi se ka thënë: ’’Kam jetuar në kohën e Osman bin Afana, i cili i udhëhiqte njerëzit në namaz, dhe kur jepte selam të namazit të akshamit njerëzit shpejtonin kah dyert, kështu që nuk kam parë askënd që sunetet i falë në xhami, por shkonin në shtëpi dhe atje e falnin namazin (sunet). اfarë pamje ka qenë në kohën e Osmanit, e atëherë çfarë të thuhet për kohën e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, posaqërisht kur është fjala për dy rekate të namazit të akshamit, ngase transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’O njerëz, falni këto dy rekate në shtëpitë tuaja.’’(Ibën Maxhe).

Transmetohet nga Abdullahu, i biri i Ahmed ibën Hanbelit, që i ka thënë atit të tij: ’’E kam ndëgjuar se një njeri po thotë: ’’Kush i fal dy rekate të sunetit të akshamit në xhami, nuk e ka hequr nga vetja borxhin përderisa të mos i fal ato në shtëpi, ngase Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’Me të vërtetë ky namaz falet në shtëpi’’, në çka imam Ahmedi i tha: ’’kush është ai njeri?’’ Djali iu përgjegj: ’’Abdurrahman ibën Ebu Lejle.” Atëherë imam Ahmedi i tha: ’’sa e mirë është ajo që flet ai.’’

Dobitë e faljes së nafileve në shtëpi

Dobitë e faljes së nafileve në shtëpi janë të shumta, ndërsa ne do ti përmendim tri:

1) Shpërblimi më i madh: Në këtë tregon edhe hadithi të cilin e transmeton Suhejb Rumi se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’Namazi vullnetar i njeriut atje ku nuk e shohin sytë e njeriut, është më i mirë se namazi të cilin e shohin për 27 shkallë.” (Sahihul xhami’a; 3821.). Në disa transmetime nga Suhejb ibën Nu’mana transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’Vlera e namazit vullnetar në shtëpi larg syve të njerëzve, është sikurse farzi ndaj nafiles.” (Sahihu tergib; 431.).

Në këto dy hadithe i gjejmë disa dobi: me faljen e nafileve në çfarëdo vendi larg syve të njerëzve arrihet shpërblim i shumëfisht, ngase Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’Ku nuk e shohin njerëzit’’, e kjo mund të jetë shtëpia, hoteli, zyra, pushimorja etj.

Duhet ditur se ai që nuk ka mundësi t’i fal nafilet përveç se para njerëzve, pra në xhami, është i obliguar t’i falë ato dhe të mos e lë shpërblimin e nafileve të cilin e ka përgaditur Allahu për to. Gjëja e parë që duhet të bëjë është t’a pastroj qëllimin e tij dhe ai hyn në kategorinë e atyre që kanë e kanë bërë nijjet për ndonjë vepër të mirë, mirëpo janë penguar me arsye. Shpërblimi i tyre është sikurse t’a kenë bërë atë.

2) Kryerja e një vepre të mirë në shtëpinë e vet dhe lëshimi i bereqetit në atë shtëpi, çka e vërtetojnë edhe këto hadithe. Nga Omer ibën Hattab transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’me të vërtetë namazi i njeriut që e falë në shtëpinë e tij është dritë për shtëpi, andaj i ndriçoni shtëpitë tuaja.” (Ahmedi, ibën Maxhe). Gjithashtu, hadithi të cilin e transmeton Xhabir se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ’’Kur të falni namaz në xhami, lëreni ndonjë namaz edhe për shtëpi. Me të vërtetë Allahu jap hajr në shtëpinë në të cilën falen nafilet.” (Muslimi).

3) falja e nafileve në shtëpi është ikje nga hipokrizia dhe largim nga shirku i fshehtë. Në këtë tregojnë edhe këto transmetime. Hadithi të cilin e transmeton Seid Hudriu në të cilin thotë: ’’Doli Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, me një rast tek ne derisa ne po bisedonim për Dexhallin e na tha: ’’A doni t’iu lajmëroj se cilës gjë i frikohem për ju më shumë se Dexhalli?’’. ’’Gjithsesi o Pejgamber i Allahut’’, iu përgjegjëm. Tha: ’’Shirkut të fshehtë, ngritet njeriu që të falet e atëherë e zbukuron namazin e tij, ngase e vëren se dikush po e shikon.” (Ibën Maxhe, Ahmedi). Në hadithin tjetër të cilin e transmeton Muhamed bin Lubejad thuhet se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, doli dhe tha: ’’O njerëz, ruajuni nga shirku i fshehtë!” I thanë: ’’E çka është shirku i fshehtë o Pejgamber i Allahut?’’ Tha: ’’Njeriu ngritet dhe falet, e pastaj e zbukuron namazin për shkak të njerëzve të cilët e shikojnë, ky është shirku i fshehtë.” (shënon Ibën Ebi Shejbe)

Për shkak të këtyre dhe transmetimeve tjera të shumta, gjeneratat e para e kanë fshehur adhurimin e tyre aq sa kanë pasur mundësi, kështu që nga Muhamed bin Kasim transmetohet se ka thënë: ’’jam shoqëruar me Muhamed bin Eslemin dhe kam ndëgjuar nga ai duke u betuar: ’’Nëse mund ta fsheh adhurimin tim, nga frika e hipokrizisë do ta fshehja edhe nga melekët të cilët më përcjellin.”

Në fund, falja jote e nafileve në shtëpi kontribuon në ngjalljen e shtëpisë sate, duke e bërë atë vend të nënshtrimit ndaj Allahut, vend ku zbresin melekët, vend ku Allahu do ta lëshoj bereqetin dhe mëshirën e Tij. Me faljen tënde të nafileve në shtëpi e mëson dhe nxit familjen tënde në nënshtrimin e drejtë ndaj Allahut të Lartësuar.

Në kohën e sotme, shtëpitë e disa muslimanëve i mallkojnë banorët e tyre dhe i ankohen Allahut në dhunën që ua bëjnë muslimanët, duke e lënë namazin dhe mexhliset ku përmendet emri i Allahut dhe ku mësohet feja e Allahut. Këto mexhlise (ndeja) të nënhstrimit ndaj Allahut të Lartësuar janë zëvendësuar me ndeja të mosnënshtrimit ndaj Allahut të Zotit të botëve, të përcjellura me gjëra të shumta të ndaluara në Islam, siq janë: alkoholi, bixhozi, muzika, përgojimi, përqeshja etj.

Nëse e shikojnë shembullin e një shtëpie të besimtarit të sinqertë dhe shembullin e shtëpisë së tjetrit i cili fenë e vet pothuajse e ka lënë, do të shohim se ky është shembulli sikurse i parfumerisë dhe varrit. Këtë na e tregon edhe hadithi të cili e transmeton Ebu Musa el Esh’ariu se Pejgamberi salallahu 'alejhi ue selem, ka thënë: ’’Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet emri i Allahut dhe i shtëpisë ku nuk përmendet është sikurse shembulli i njeriut të gjallë dhe të vdekur.” (Muslimi).

E lusim Allahun xhele sha’nuhu, që ta përmisoj gjendjen në shtëpitë tona, në shtëpitë e fqinjëve tanë dhe të gjithë muslimanëve të botës. AMIN!