Pozicioni gjeografik dhe lidhjet e tij historike me këtë gjeografi janë një karakteristikë dalluese e Ballkanit. Mund te identifikojmë tre karakteristika të Ballkanit. E para është se rajoni i Ballkanit është një zonë e ndërmjetme në kuptimin gjeopolitik. Zakonisht shihet si një zonë e ndërmjetme tranziti nga Europa në Azi, nga Azia në Europë, nga Balltiku në Mesdhe, madje dhe në Afrike, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim është një zonë e ndërmjetme gjeopolitike. Do e shpjegoj çfarë kuptimi ka, pse është kaq e rëndësishme dhe pse kjo karakteristikë ka patur ndikim në historinë e Ballkanit.

 

Karakterisitka e dytë është ajo gjeo-ekonomike. Ballkani ka qenë një rajon transaksionesh, në kuptimin gjeo-ekonomik. Që prej kohës së qytetërimit Grek, në kohët e lashta e deri në ditët e sotme, Ballkani ka qenë rajon i transaksionit ekonomik nga deti në tokë, në korridoret e tokës së Europës Lindore, nga Lindja në Perëndim. Ka qenë dhe mbetet edhe sot një transaksion në fushën gjeo-ekonomike.

 

Karakteristika e tretë është se Ballkani është një rajon i ndërveprimit gjeo-kulturor. Në këtë mënyrë, kultura të ndryshme kanë ndërvepruar në Ballkan. Me valët e migrimit, shumë popullsi erdhën dhe u përzien me njëri-tjetrin. Një rajon me këto tre karakteristika, një zonë e ndërmjetme gjeo-politike, me ndërveprim gjeo-kulturor dhe transaksion gjeo-ekonomik, ka dy fate alternative në histori..............(artikulli i plote me poshte)

 

http://www.mesazhi.com/artikuj/nje-ballkan-otoman-ne-shekullin-e-21

 

Një diplomat perëndimor pyeti se përse unë papritur po e hidhja këtë çështje, si me parashutë. Përgjigja ime ishte: “Ne nuk shkuam në Bosnjë me parashutë. Shkuam mbi kalë dhe qëndruam atje me boshnjakët, duke ndarë të njëjtin fat!”