Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

SAHIHUL - BUHARI - 2

 SAHIHUL - BUHARI - 2

 
________________________________________

NAMAZI





1. Një njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.: Çka guxon të vesh në ihram
ai që kryen haxhin?". E ai përgjigjet: Nuk mund të veshë këmishë e as
pantollone, as mantil me kapelë, as petk të ngjyrosur me safran, as vers
(dru i verdhë), e kush nuk gjen nallën le të mbathë meste, por le t'i
gdhend as sa të vinë (grykëzat) të vinë nën nyjet e këmbëve. 
------------------------------------------------------------------------------------------
2. Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar të mbështjellurit me petk të ngushtë
pa krahë (pa prerje) dhe të ulurit në gjunj (galuc), nëse ai petk nuk ka
diçka (ndonjë pjesë) për ta mbuluar organin gjenital". 
-----------------------------------------------------------------------------------------
3. Pejgamberi s.a.v.s. i ka ndaluar dy forma të tregtisë: të bërit tregti
vetëm me kontakt dhe prekje të lëndës që është për shitblerje, gjuajtjen
dhe hudhjen e gurëzave në objektin (sendin) e treguar; po ashtu ka ndaluar
të mbështjellurit me petk të ngushtë pa prerje për (nxjerrjen e) duar dhe
të ulurit në gjunjë, duke qenë vetëm në një petk. 
----------------------------------------------------------------------------------------
4. Kam hyrë te Xhabiri b. Abdullahu e ai falej i mbështjellë në një petk,
e pjesa. e epërme e petkut të tij e lënë (anash). Pasi e kreu namazin, i
kemi thënë: O Ebu Abdullah, po falesh, e pjesa e epërme e petkut tënd e
lënë (anash)? Po, u përgjigj ai, - kam dashur të më shohin të paditurit,
siç jeni ju. Unë e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke u falur kështu. 
--------------------------------------------------------------------------------------------
5. Kofsha është pjesë e turpshme e trupit. Enesi ka thënë që: Nganjëherë
Pejgamberi s.a.v.s. e ka zbuluar kofshën e vet. Ebu Musai thotë:
Pejgamberi s.a.v.s. i ka mbuluar gjunjtë e vet kur ka hyrë Uthmani. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
6. Pejgamberi s.a.v.s. falte namazin e sabahut në të cilin merrnin pjesë
edhe disa muslimane të mbështjella me mbulesat e tyre të leshta të
mëndafshta, e pastaj ktheheshin në shtëpitë e tyre, pa mundur t'i njohë
askush. 
------------------------------------------------------------------------------------------
7. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Derisa falesha kam shikuar në shenjat
(larat) e petkut dhe u frikova kjo të mos më sjellë në sprovë.  
------------------------------------------------------------------------------------------
8. Aishja e ka pasur një mbulesë (pëlhurë) me të cilën e mbulonte njërën
anë të dhomës së vet, andaj, Pejgamberi s.a.v.s. i tha: Na e hiq këtë
mbulesë tënden, ngase vazhdimisht më paraqiten vizatimet (pikturat) (nga
ajo) derisa falem (jam në namaz).  
----------------------------------------------------------------------------------------------
9. I është dhuruar Pejgamberit s.a.v.s. një mantil (anteri) mëndafshi, e
ka veshur dhe me të është falur, e, pasi e kreu namazin, e zhveshi
vrazhdë, sikur ta përbuzte atë dhe tha: Nuk u ka hije ky të devotshmëve. 
--------------------------------------------------------------------------------------------
10. E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. në një tendë (çadër) lëkure të kuqe
dhe e kam parë Bilalin duke e marrë ujin e abdestit të Pejgamberit
s.a.v.s. e po ashtu, i kam parë edhe njerëzit duke vrapuar për atë ujë e
 merrte prej atij uji diçka, pastrohej me të, e kush nuk mund të
merrte gjë prej atij uji, merrte lagështi nga dora (e tij). Pastaj kam
parë që Bilali e mori një shtizë (shkop) dhe e nguli (në tokë), kurse
Pejgamberi s.a.v.s. doli në një petk (fustan) të kuq të përvjelë (deri nën
gjunj) dhe, pas shkopit të përmendur, me masën i fali dy rekate (drekën),
dhe kam parë si njerëzit dhe devet e tyre kalojnë pas shkopit të
përmendur. 
------------------------------------------------------------------------------------------
11. Imami është i venduar që të përcillet, e kur ai e shqipton tekbirin,
shqiptone edhe ju, kur bie në ruku bini edhe ju, kur bie në sexhde, bini
edhe ju, e nëse falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë. 
--------------------------------------------------------------------------------------------
12. Pejgamberi s.a.v.s. falej në hasr. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
13. Enesi është falur në shtratin e vet dhe ka thënë: Jemi falur me
Pejgamberin s.a.v.s. e ndonjëri prej neve bënte sexhde në petkun e vet
(në një kënd apo një krah).  
-------------------------------------------------------------------------------------------
14. Faleshim me Pejgamberin s.a.v.s. disa prej nesh për shkak të vapës së
madhe, vendosnin një skaj të petkut ku binin në sexhde. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
15. E kam pyetur Enes b. Malikun: A është falur Pejgamberi s.a.v.s. me
këpucë të veta? PO
------------------------------------------------------------------------------------------
16. E kam parë Xherir b. Abdullahun duke u shurrë, pastaj mori abdest dhe
mestet vetëm i preku (me dorë të lagur) pastaj u ngrit dhe u fal. Kur e
pyetën më vonë tha: E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar kështu.  
... Ibrahim (Nehaiu) thotë: Kjo deklaratë e Xheririt i habit disa
(ashabe), ngase Xheriri ka qenë nga të fundit që pranuan aslamin.  
... I kam shtie ujë Pejgamberit s.a.v.s. për abdest dhe ai vetëm i ka
përshkuar (me dorë të lagur) mestet e veta dhe është falur. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
17. Pejgamberi s.a.v.s. kur falej, i ndante duart nga trupi, për t'u dukur
(parë) bardhësia e sqetullave. 
--------------------------------------------------------------------------------------------
18. Pejgamberi s.a.v.s. thotë: Ai që falet, gishtat (majat) e këmbëve i
drejton kah Kibla. 
------------------------------------------------------------------------------------------
19. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kush e fal namazin tonë, drejtohet kah
Kibla jonë dhe han nga ajo që na prejmë (therrim), ai është musliman që e
gëzon mbrojtjen e All-llahut dhe të të Dërguarit të Tij, prandaj mos e
then mbrojtjen e All-llahut. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
20. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Më është urdhëruar t'i luftoj
idhujtarët derisa të thonë Nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe kur ta
deklarojnë këtë, të kryejnë namazin tonë, të drejtohen kah Kibla jonë dhe
të therrin ashtu siç therrim ne, atëherë me këtë veprim të tyre gjaku dhe
pasuria e tyre për ne janë të shenjta, e llogaria e tyre e fundit i takon
All-llahut. 
----------------------------------------------------------------------------------------------
21. Mejmun b. Sijau e ka pyetur Enes b. Malikun dhe ka thënë: Ebu Hamza,
pse janë gjaku i robit dhe pasuria e tij të shenjta dhe të paprekshme?  
Për shkak se ai që deklaron se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut, kthehet
kah Kibla jonë dhe han ajo që ne therrim, konsiderohet musliman dhe i
gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet si çdo musliman, u përgjigj
Enesi. (hadith i Pejgamberit s.a.v.s.) 
--------------------------------------------------------------------------------------------
22. Ebu Hurejre thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Drejtohu kah
Kibla dhe merre tekbirin. 
--------------------------------------------------------------------------------------------
23. Pejgamberi s.a.v.s. ka falur (nafile) në deven e vet ashtu kah është
sjellur ajo, e kur donte të falë namazin e detyrueshëm (farz), zbriste nga
ajo dhe kthehej kah Kabja. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
24. Pejgamberi s.a.v.s. ka falur (me rastin e lartëpërmendur drekën ose
ikindinë) kurse Ibrahimi ka thënë: Nuk dij në e ka zgjatur apo shkurtuar
(namazin) dhe pasi që ka dhënë selam, thotë përcjellësi dikush ka thënë: O
i dërguari i All-llahut, mos të është paraqitur diçka e re në lidhje me
namazin? E çka ka për të qenë? pyeti Ai? Je falur kështu e kështu -
thanë të pranishmi. Atëherë i mblodhi këmbët, u kthye kah Kibla, i bëri
edhe dy sexhde dhe dha selam. Kur, u kthye me fytyrë kah ne, tha: Po të
më paraqitej diçka e re gjatë namazit, unë me siguri do t'u lajmëroja
juve, unë jam njeri sikur ju, harroj sikur harroni edhe ju, e kur të
harroj, më përkujtoni ju, e kur dikush nga ju dyshon në rregullësinë e
namazit të kryer, le të bëjë çka është në rregull. Pastaj ai e përfundoi
namazin e vet. dha selam dhe pastaj i bëri edhe dy sexhde. 
------------------------------------------------------------------------------------------------
25. Pejgamberi s.a.v.s. ka falur pesë rekate të namazit të drekës. A është
shtuar diçka në namaz? pyetën, të pranishmit. Përse? pyeti ai. I ke falur
pesë rekate! thanë ata. Pastaj i mblodhi këmbët (u ul) dhe i bëri dy
sexhde. 
--------------------------------------------------------------------------------------------
26. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur dikush nga ju hedh këlbazë, mos të
pështyjë para veti, as në anë të djathtë, por le të pështyjë në anë të
majtë ose nën këmbët e veta. 
  ---------------------------------------------------------------------------------------------
27. Itban b. Malikut Pejgamberi s.a.v.s. i ka ardhur në banesë dhe i ka
thënë: Ku don të falem në banesën tënde? Unë, thotë Itbani, i kam dhënë
shenjë për një vend, e Pejgamberi s.a.v.s. e mori tekbirin fillestar e ne
pas tij u rreshtuam dhe i falëm dy rekate namaz. 
----------------------------------------------------------------------------------------------- 
28. Ibni Umeri fillonte (hyrjen) me këmbën e tij të djathtë e kur dilte e
fillonte atë me këmbën e tij të majtë. 
----------------------------------------------------------------------------------------------
29. Aishja e cila ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s. i ka dhënë përparësi
anës së djathtë në çdo punë të tij aq sa ka mundur; në pastrimin e tij
(në abdest, pastrim etj), në të krehur e edhe në të mbathurit e këpucëve.
----------------------------------------------------------------------------------------------
30. Pejgamberi s.a.v.s. falej në torishtë të bagëtive. Pastaj e kam
dëgjuar Enesin se ka thënë: Muhamedi a.s. falej në torishtë të bagëtive,
para se të ndërtohej xhamia e tij. 
----------------------------------------------------------------------------------------------
31. E kam parë Ibni Umerin duke u falur pas deves së vet, dhe ka thënë e
kam parë edhe Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar ashtu. -
-----------------------------------------------------------------------------------------
32. Falni namazet tuaja në shtëpitë tuaja, e mos i shndërroni ato në
varre. 
------------------------------------------------------------------------------------------
33. Përmendet se Aliu r.a. nuk e ka pëlqyer të falurit në gërmadha të
Babilonit. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
34. Në shtëpitë e atyre që janë të dënuar (me fatkeqësi elementare) hyni
vetëm duke qarë. Nëse nuk jeni duke qarë, mos hyni tek ata që të mos u
ndodhë juve ajo çka u ka ndodhur atyre.  
----------------------------------------------------------------------------------------
35. Umeri r.a. ka thënë: Ne nuk hymë në kishat (sinogogat) tuaja për shkak
të statujave dhe pikturave. ...Ibni Abbasi falej në çdo sinagogë, pos
në ato që kishte statuja. 
----------------------------------------------------------------------------------------
36. Kur Pejgamberit s.a.v.s. i ka ardhur vdekja, filloi ta vënë në fytyrë
petkun e vet me kutia, e kur e kaplonte mundi (temperatura), e heqte prej
fytyrës së vet. Duke qenë në atë gjendje, thotë transmetuesi, ai ka thënë:
Zoti i ka mallkuar (nemur) hebrenjtë dhe të krishterët, për shkak se
varret e të dërguarve (të shenjtëve) të tyre i kanë marrë për faltore!
duke tërhequr vërejtjen për atë çka kanë bërë. 
----------------------------------------------------------------------------------------
37. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: I vraftë All-llahu hebrenjtë, për shkak
se i kanë bërë varret e të dërguarve të tyre faltore. 
----------------------------------------------------------------------------------------
38. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Më janë dhënë pesë veçori, të cilat nuk
i janë dhënë asnjë pejgamberi para meje; forca e cila e frikon armikun në
largësi të udhëtimit njëmujor; e gjithë hapësira e tokës më është bërë
vend për kryerjen e namazit dhe mjet për pastrim dhe kudo që ta takoj
ndonjë njeri nga umeti im, koha e namazit, le të falet aty; më është
lejuar preja (plaçka) e luftës; çdo pejgamber i është dërguar vetëm
popullit të vet, ndërsa unë i jam dërguar tërë njerëzimit dhe më është
dhënë e drejta e Shefa"atit - ndërmjetësimit.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
39. Pejgamberi s.a.v.s. kur kthehej nga rruga së pari shkonte në xhami dhe
në të falej.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
40. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur dikush nga ju hyn në xhami, le t'i
falë dy rekat namaz para se të ulet.  
----------------------------------------------------------------------------------------
41. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Melaiket luten për çdonjërin nga ju
derisa të jetë në vendin ku e kryen namazin e vet, në vendin ku është
falur, e derisa të mos i ndodhë ajo çka e prishë abdestin. Ata thonë: Zoti
ynë, falja mëkatet! Zoti ynë, mëshiroje atë! 
---------------------------------------------------------------------------------------
42. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kush ndërton xhaminë, duke dashur që me
këtë të arrijë vetëm kënaqësinë e All-llahut, All-llahu do t'i ndërtojë
ndërtesë të njëjtë në Xhennet. 
---------------------------------------------------------------------------------------
43. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kush kalon nëpër xhamitë ose sheshet
tona me shigjetë, le ta mbajë me dorë për maje, për të mos e lënduar
ndonjë musliman. -
----------------------------------------------------------------------------------------
44. Pejgamberi s.a.v.s. u ngjit në minber dhe tha: Çështë me popullin?
Ven kushte të cilët nuk gjenden në Librin e All-llahut, ai kusht është i
pavlerë edhe nëse e kushtëzon njëqind herë. 
---------------------------------------------------------------------------------------
45. Pejgamberi s.a.v.s. ka dërguar për Nexhd kalorsin që erdhi më vonë me
një njeri nga (fisi) Beni Hanife, që i thonin Thumame b. Uthal dhe e
lidhën për njërën nga shtyllat e xhamisë. Pastaj iu afrua Pejgamberi
s.a.v.s. dhe tha: Lirojeni Thumamen! Pastaj Thumame shkoi nën një palmë
afër xhamisë, u la (u pastrua) e pastaj hyri në xhami dhe tha: DËSHMOJ SE
NUK KA ZOT TJETËR POS NJË ALL-LLAHU DHE SE MUHAMEDI 
ËSHTË I DËRGUARI I ALL-LLAHUT.  
---------------------------------------------------------------------------------------
46. Ibni Abbasi ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s. ka bërë tavaf Kaben hypur
në deve.  
---------------------------------------------------------------------------------------
47. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: All-llahu i Madhërueshëm i ka lënë
njeriut të zgjedhë ose të mirën e kësaj bote ose atë që e pret tek Ai.
Dhe e zgjodhi atë që e pret tek All-llahu.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
48. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Namazi i besimtarit i falur bashkarisht
(me xhemat) është për 25 herë më i vlefshëm se namazi i atij (besimtari)
të cilin e fal vetë në shesh. Kur dikush nga ju merr abdest mirë dhe vjen
në xhami pa pasur ndërmend asgjë tjetër pos të falë namaz, ai nuk do të
bëjë asnjë hap e që All-llahu për atë (hap) të mos e ngrejë për një
shkallë më lart dhe t'ia heq nga një mëkat derisa të hyjë në xhami. Pasi
të hyj në xhami, konsiderohet se ai është në namaz, derisa të qëndrojë e
falet në xhami, ndërsa melaiket gjatë tërë kohës sa të gjendet në vendin
ku është falur, do të luten për te me fjalët: Zoti ynë, falja! Zoti ynë,
mëshiroje! derisa të mos pasojë diçka që i prish abdestin. 
----------------------------------------------------------------------------------------
49. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Besimtarët janë si ndërtesa, çdo pjesë
e të cilës është e lidhur njëra me tjetrën dhe atëherë i gërshetoi gishtat
e vet.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
50. Ebi Xhuhajfi, që thotë: Kam dëgjuar nga babai im se Pejgamberi
s.a.v.s. ka falur me ta në Bat-ha dy rekate të drekës dhe dy rekate të
ikindisë, e para tij një shkop në formë të shtizës (si sutre) para të
cilit kaloi një grua me gomar. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
51. Selhi që ka thënë: Ndërmjet vendit në të cilin është falur Pejgamberi
s.a.v.s. dhe murit para tij ishte një largësi aq sa për të kaluar delja. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
52. Seleme që ka thënë: Muri i xhamisë ka qenë te minberi aq sa
përafërsisht të mos mund të kalojë delja. 
----------------------------------------------------------------------------------------
53. Ibni Umeri e ka prapsur kalimtarin para vetit derisa në ndejë e ka
lexuar teshehudin, dhe kur është falur në Kabe. Ai po ashtu ka thënë:
Nëse kalimtari nuk don të tërhiqet pos që me te të grindesh, atëherë ti me
te edhe grindu. 
----------------------------------------------------------------------------------------
54. Kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: Kur dikush nga ju falet
në drejtim të diçkaje që e ndan nga masa e dikush don të kalojë para tij,
le ta largojë vetë. Nëse ai me këtë nuk pajtohet, le të grindet me të,
sepse ai është shejtani (i padëgjueshëm). 
----------------------------------------------------------------------------------------
55. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Sikur të dinte kalimtari që kalon para
falësit të namazit, se, sa mëkat i madh është, do të ndalej në katërdhjetë
sesa të kalojë para tij. Nuk dij thotë Ebu Nadri, se Busër b Seidi a ka
thënë ...katërdhjetë ditë, apo muaj, apo vite.  
----------------------------------------------------------------------------------------
56. As-habët kanë thënë: Namazin e ndërprejnë: qeni gomari dhe gruaja. 
Aishja r.a. ka thënë: Na keni barazuar neve me gomarët dhe qentë,
kurse pasha All-llahun, e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke u falur, unë
isha mes tij dhe Kibles e shtrirë në shtrat. Mua m'u paraqit nevoja
(femërore) dhe nuk më pëlqente të rrij ulur dhe ta shqetësoj Pejgamberin
s.a.v.s. dhe ngadalë jam tërhequr pranë këmbëve të tij.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
57. Namazin nuk mund ta ndërprejë asgjë (prej anash) - u përgjigj. Mua më
ka njoftuar Urve b. Zubejri se Aishja, bashkëshortja e Pejgamberit
s.a.v.s. ka thënë: I dërguari i All-llahut ngrihej dhe falej natën në
shtrat të familjes së vet, ndërsa unë isha e shtrirë mes tij dhe Kibles së
tij.  
------------------------------------------------------------------------------------------
58. E kam dëgjuar Mejmunen e cila thotë: Pejgamberi s.a.v.s. falej e unë
fleja pranë tij, dhe kur bënte sexhde petku i tij më prekte mua, e unë
(isha) me menstruacione. 
------------------------------------------------------------------------------------------
59. Abdullah b. Mes'udi ka thënë: E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. cila
punë është më e dashur për All-llahun? e ai u përgjigj. Falja e namazit në
kohën e vet. E pastaj? pyeti Abdullahu. T'u bësh mirë prindërve të tu - u
përgjigj ai. E cila është pas kësaj? - pyeti. Xhihadi në rrugë të
All-llahut - tha Pejgamberi s.a.v.s. Këto m'i tregoi Pejgamberi
s.a.v.s. - tha Abdullah b. Mes'udi, e po të kërkoja ende, ai me siguri do
të më shtonte. 
------------------------------------------------------------------------------------------
60. Ebu Hurejre i cili e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke pyetur: Çka
mendoni kur para dyerve të ndonjërit prej juve do të ishte lumi në të
cilin do të lahej çdo ditë pesë herë; ç'thua, a do të lërë ajo larje tek
ai diçka nga ndyrësia e tij? Nuk do të lerë asgjë nga ndyrësia e tij - u
përgjigjën as-habët. Kjo është njëjtë me faljen e pesë namazeve të ditës
me të cilët All-llahu shlyen gabimet e vogla.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
61. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur dikush nga ju falet, ai bisedon me
Zotin e vet, andaj le të mos pështyjë në anën e vet të djathtë, por nën
shputën e këmbës së majtë ... . 
-----------------------------------------------------------------------------------------
62. Kryeni sexhden sipas rregullit! Falësi mos t'i hapë (shtrojë) bërrylat
e vet si qen, e kur pështyn, kurrsesi të mos pështyjë para vetit as në
anën e vet të djathtë, sepse atëherë ai bisedon me Zotin e vet.
-----------------------------------------------------------------------------------------  
63. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur bënë vapë e madhe, shtyeni faljen e
namazit të drekës derisa të freskohet. Vapa e madhe është pasqyrim i
Xhehennemit.  
------------------------------------------------------------------------------------------
64. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Atij të cilit i kalon namazi i ikindisë
është sikur ai të cilit i është gjymtuar (cunguar) familja dhe pasuria e
vet.  
-------------------------------------------------------------------------------------------
65. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kush e len namazin e ikindisë, i është
shkatërruar puna e tij.  
------------------------------------------------------------------------------------------
66. Xheriri i cili ka thënë: Kemi qenë te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ai
shikoi natën kah hëna, domethënë, kah hëna e plotë, dhe tha: Ju do ta
shihni Zotin tuaj siç po e shihni këtë hënë dhe nuk do të jeni të penguar
në të pamurit e Tij, prandaj nëse mundeni, e diçka nuk u pengon të faleni
para daljes së diellit dhe perëndimit të tij, kryene atë! Atëherë vazhdoi
të citojë (ajetin): ^Lutjuni me mirënjohje Zotit tuaj para lindjes dhe
perëndimit të diellit^  
-----------------------------------------------------------------------------------------
67. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Tek ju ndërrohen melaiket e natës dhe
të ditës, e takohen (të dy palët) në kohë të faljes së namazit të sabahut
e të ikindisë. Pastaj hypin (ngjiten) ato që te ju kanë bujtur dhe Zoti i
pyet, e Ai din më shumë se ato: Në çfarë gjendje i keni lënë robët e mi?  
I kemi lënë, do të thonë ato, duke falur namaz, e kemi ardhur, edhe ata
falin namaz.  
----------------------------------------------------------------------------------------
68. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur dikush nga ju arrin në sexhde të
namazit të ikindisë para se të perëndojë dielli, le ta përfundojë namazin
e vet; kurse kur arrin të kryej sexhden (e rekatit të parë) të namazit të
sabahut para se të lind dielli, le ta përfundojë namazin!  
-----------------------------------------------------------------------------------------
69. Muhammed Amër b. Hasan b. Aliu i cili ka thënë: Erdhi Haxhaxhi (nga
Iraku në Medine) dhe e pyetëm Xhabir b. Abdullahun (për kohët e namazit)
dhe ai u përgjigj: Pejgamberi s.a.v.s.. e falte drekën në mesditë;
ikindinë derisa dielli ende shkëlqen pastër; akshamin kur dielli perëndon;
e jacinë nganjëherë më herët, e nganjëherë më vonë; kur i shihte shokët se
janë tubuar, ngutej, e kur vërente se janë vonuar, e shtyente. Sabahun,
ata, përkatësisht Pejgamberi s.a.v.s. e kanë falur (në terr) para agimit.  
------------------------------------------------------------------------------------------
70. Seleme i cili ka thënë: Ne e falnim akshamin me Pejgamberin s.a.v.s.
kur dielli mbulohej me mbulesë (të kodrës).  
-----------------------------------------------------------------------------------------
71. Ibni Abbasi i cili thotë: Pejgamberi s.a.v.s. një herë ka falur
bashkarisht shtatë (rekate të akshamit dhe jacisë), e një herë bashkarisht
tetë rekate (të drekës dhe ikindisë).  
-------------------------------------------------------------------------------------------
72. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Mos t'u mashtrojnë beduinët në lidhje
me emrin e akshamit! ...Abdullah (Buhariu) thotë: Beduinët akshamin e
quajnë jaci.  
------------------------------------------------------------------------------------------
73. Ibni Abbasi dhe Aishja kanë deklaruar: Pejgamberi s.a.v.s. e ka
vonuar (shtyrë) faljen e "ishasë" deri në pjesën shumë të errët të natës. 
--------------------------------------------------------------------------------------------
74. Ebu Berzeti ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s. e kishte në qejf shtyrjen e
faljes së jacisë (deri vonë në natë).  
------------------------------------------------------------------------------------------
75. Enesi që ka thënë: Një herë, Pejgamberi s.a.v.s. e ka shtyrë faljen e
jacisë deri në mesnatë, pastaj është falur dhe ka thënë: Njerzit tjerë
tashmë janë falur dhe kanë fjetur, e ju, vërtet konsideroheni se jeni në
namaz (gjatë gjithë kohës) derisa ta pritni atë. 
-------------------------------------------------------------------------------------------- 
76. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kush e fal sabahun dhe ikindinë do të
hyjë në Xhennet. 
--------------------------------------------------------------------------------------------
77. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kush arrin me kohë ta falë një rekat të
cilitdo namaz, ai ka arritur, me kohë ta kryej atë namaz.  
-------------------------------------------------------------------------------------------
78. Ibni Abbasi i cili ka thënë: Ma kanë vërtetuar disa burra me të
cilët njeriu mund të jetë i kënaqur, e prej tyre besim më të madh tek unë
gëzon Umeri, se Pejgamberi s.a.v.s. vërtet ka ndaluar çdo namaz pasi të
falet sabahu e derisa dielli të shndritë (dhe të mos ngrihet) dhe pasi të
falet ikindia derisa të perëndojë dielli. - Abbasi thotë: këtë (hadith të
lartëpërmendur) ma kanë treguar shumë njerëz. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
79. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Nuk ka namaz pas atij të sabahut derisa
të ngrihet dielli, as namaz pas ikindisë derisa të perëndojë dielli.  
------------------------------------------------------------------------------------------
80. Abbasi ka thënë: Më ka treguar Ibni Umeri që ka thënë se Pejgamberi
s.a.v.s. ka deklaruar: Kur paraqitet vetulla (këndi) e diellit, shtyje
faljen e namazit derisa ai të ngrihet, e kur perëndon vetulla (e fundit) e
diellit, shtyje namazin derisa ajo plotësisht të perëndojë.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
81. Aishja r.a. që ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s. as fshehtas as haptas nuk
e ka lënë faljen e dy rekateve namaz, dhe ato: dy rekate para sabahut dhe
dy rekate pas faljes së namazit të ikindisë.  
------------------------------------------------------------------------------------------
82. Umer b. Hattabi tha: O i Dërguari i All-llahut gati të mos e fali
ikindinë, sepse dielli shpejt perëndoi. Pasha All-llahun - tha Pejgamberi
s.a.v.s. - s'e kam falur as unë. Pastaj shkuam deri te lugina But-han dhe
ai aty mori abdest për namaz, morëm edhe ne, dhe e fali ikindinë pasi që
dielli tashmë kishte perënduar. Pas ikindisë e fali akshamin. -
-------------------------------------------------------------------------------------------
83. Enesi i cili ka thënë: I është urdhëruar Bilalit t'i përsërisë fjalitë
e ezanit, e në ikamet mos t'i pësërisë, me përjashtim të shprehjes "kad
kametis salatu".  
-------------------------------------------------------------------------------------------
84. Pejgamberis.a.v.s. ka thënë: Kur thirret ezani për namaz, shejtani e
kthen shpinën dhe ik duke e lëshuar erën, për të mos e dëgjuar thirrjen e
ezanit, kurse, kur muzeini e mbaron thirrjen e ezanit, ai kthehet dhe kur
fillon të këndohet ikameti vetëm për faljen, ai prapë e kthen shpinën,
kurse, kur muezini i jep fund këndimit të ikametit, ai kthehet dhe e
përkujton njeriun duke thënë: Kujtoje atë, kujtoje këtë! çka njeriu më
parë nuk ka mundur as të mendojë, saqë njeriu më nuk dinë sa ka falur.  
-------------------------------------------------------------------------------------------
85. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur ta dëgjoni thirrjen (e ezanit),
thoni po atë çka e thotë muezini.  
-------------------------------------------------------------------------------------------
86. Jahjai thotë: Mua më kanë treguar disa vllezër tanë (nga feja) dhe
thanë: Pasi që muezini e shqiptoi "Hajje ales-salah", Muaviu ka thënë:
"La havle ve la kuvvete il-la bil-lahi" dhe pastaj ka thënë: Kështu e
kemi dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë.  
------------------------------------------------------------------------------------------
87. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kush shqipton pas të dëgjuarit e
ezanit: Zoti im, Zot i kësaj thirrje të përsosur dhe lutjes së
përhershme, jepi Muhammedit pozitë, shkallë të lartë dhe dërgoje në vend
të lavdëruar të cilin ia ke premtuar, e meriton ndihmesën time në Ditën e
Gjykimit.  
----------------------------------------------------------------------------------------
88. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Sikur ta dinin njerëzit çka kanë për
thirrjen e ezanit dhe faljen në rendin e parë të xhematit, dhe po qe se
mundësinë e vetme për të arritur te kjo ta gjenin në hedhjen e shortit
(tërheqjen e shigjetëzës), ata do të hedhnin; sikur ta dinin për rëndësinë
e faljes së drekës (në çastet e para të fillimit të saj), do të bënin
gara për te, e sikur të dinin krejt çka kanë në jaci dhe sabah, do të
shkonin në ato, po edhe duke u zvarritur.  
---------------------------------------------------------------------------------------------
89. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Ndërmjet çdo ezani dhe ikameti ka
(distancë kohore) e një namazi - ndërsa herën e tretë tha: Për atë që don
ta falë.  
--------------------------------------------------------------------------------------------
90. Maliku ka thënë: Kemi ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. si të rinj
(djelmosha) me vite përafërsisht të njëjtë dhe qëndruam tek ai njëzet
ditë e net. Pejgamberi s.a.v.s. ishte i mëshirshëm dhe i butë dhe kur
mendoi se jemi përmalluar për familjet tona, apo jemi mërzitur, na pyeti
për ata që i kemi lënë pas vetit dhe, kur e informuam për ata, ai tha:
Kthehuni te familjet tuaja, rrini tek ata, mësoni ata, urdhëroni ata dhe
përmendi disa punë, të cilat unë i mbajta në mend, apo nuk i kam mbajtur
në mend, dhe faluni, siç më keni parë mua duke u falur! Kur të bëhet koha
e namazit, le t'ua thërrasë dikush prej juve ezanin dhe, më i vjetri ndër
ju, le të bëhet imam.  
------------------------------------------------------------------------------------------
91. Nafiu i cili tha: Ubejdullah b. Umeri një natë të ftohtë e thirri
ezanin në Daxhnan dhe tha: Faleni këtë namaz në shtëpitë tuaja! Më vonë
na informoi se Pejgamberi s.a.v.s. i ka urdhëruar muezinit ta thërrasë
ezanin dhe pas ezanit të thotë: Kini kujdes, në rrugë (udhëtim) natën e
ftohtë ose me shi, falni në banesat (çadrat) tuaja! 
------------------------------------------------------------------------------------------
92. Derisa faleshim me Pejgamberin s.a.v.s. u dëgjua një zhurmë burrash
dhe kur u fal Pejgamberi s.a.v.s. pyeti: Çka keni? U ngutëm në namaz -
u përgjegjën ata. Mos veproni kështu! tha ai. Kur të vini në namaz, duhet
të vini heshtur. Pjesën që e keni arritur faleni (me imam), kurse atë
pjesë që u ka kaluar plotësojeni. 
----------------------------------------------------------------------------------------------
93. Atë që e keni arritur faleni (me imam), kurse atë që u ka kaluar,
plotësojeni, thotë Ebu Katade duke transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. 
94. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Namazi i falur me xhemat 27 shkallë
është më me vlerë se namazi i falur individualisht. 
---------------------------------------------------------------------------------------
95. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Nga masa shpërblimin më të madh për
namazin e vet e kanë ata që banojnë më larg xhamisë; e kush e pret
namazin (në xhami) për ta falur me imam, ka shpërblim më të madh nga ai
që falet (pa pritur qoftë në xhemat ose vetë) dhe pastaj flen. 
--------------------------------------------------------------------------------------
96. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Ka pesë lloj shehidësh: personi i
vdekur nga murtaja, nga të hequrit bark, i mbyturi, personi i vdekur nën
gërmadha dhe personi i vdekur në rrugë të All-llahut xh.sh.  
---------------------------------------------------------------------------------------
97. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Për munafikët nuk ka namaz më të rëndë
se sabahu e jacia, e po ta dinin se çfarë shpërblime kanë ato, do të
shkonin t'i falnin qoftë edhe duke u zvarritur.  
--------------------------------------------------------------------------------
98. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Shtatë lloj personash All-llahu do t'i
vejë nën mbrojtjen (hijen) e Tij në ditën kur nuk do të ketë hije pos
hijes së Tij, dhe ate: imamin e drejtë; të riun që rritet duke i kryer me
rregull ibadetet fetare; njeriun zemra e të cilit është e lidhur me
xhaminë; dy njerëz të cilët janë dashur në emër të All-llahut, për shkak
të Tij janë bashkuar dhe për shkak të Tij janë ndarë; njeriun të cilin e
thërret gruaja e pashme dhe e bukur, e ai asaj i përgjigjet: I frikohem
All-llahut; njeriun i cili fshehtas jep sadaka ashtu që e majta nuk e
din çka shpërndan e djathta dhe njeriun i cili e kujton All-llahun xh.sh.
e në të njëjtën kohë i lotojnë sytë. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
99. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kush shkon në xhami herët në mëngjes e
mbrëmje, All-llahu xh.sh. do t'i përgatisë vendosje në Xhennet, dhe ate sa
herë që shkon në mëngjes ose mbrëmje. 
------------------------------------------------------------------------------------------
100. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur dikujt prej jush i shtrohet darka
dhe njëkohësisht këndohet ikameti për namazin e akshamit, së pari
darkoni dhe askush të mos nxitojë derisa të përfundojë të ngrënit. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
101. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Nëse dikush është duke ngrënë, po
edhe sikur të këndohet ikameti, mos të nxitojë derisa ta mbushë nevojën e
vet. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
102. Pejgamberi s.a.v.s. e ka falur masën, edhe atë ulur, gjatë sëmundjes
së tij nga e cila edhe ka ndërruar jetë. Ibni Mes'udi thotë: thotë: Kur
xhematliu ngrihet (nga cilado pjesë e namazit) para imamit do të kthehet
prapa dhe në të të qëndrojë aq kohë sa ka qenë i ngritur, e pastaj do të
vazhdojë ta ndjekë imamin.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
103. Aishja r.a. e cila ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s. është falur në
dhomën e tij (në basllkonin e Aishjes). Atëherë ka qenë i dobët dhe është
falur ulur, ndërsa njerëzit pas tij janë falur duke qëndruar në këmbë dhe
u dha shenjë të ulen e kur e ka mbaruar namazin, ka thënë: Imami është
emërtuar për t'a ndjekur; andaj kur ai bie në ruku, bini edhe ju pas tij;
kurse kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju pas tij; e kur të falet ulur,
faluni edhe ju ulur.  
---------------------------------------------------------------------------------------
104. Kur Pejgamberi s.a.v.s. shqiptonte "Semiall-llahu li men hamiden",
askush nga ne nuk e lakonte (përkulte) shpinën derisa Pejgamberi s.a.v.s.
të lëshohej në sexhde. Pastaj, binim në sexhde pas tij.  
------------------------------------------------------------------------------------------
105. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: A nuk frikohet çdo njëri prej jush,
apo, a nuk ka druajtje çdo njeri prej jush, kur ta ngrejë kokën (nga
rukuja apo sexhdja) para imamit, që All-llahu kokën e tij ta bëjë kokë
gomari, ose ta bëjë (shndërrojë) All-llahu fizionominë e tij në fizionomi
gomari.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
106. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Masës u bëhet imam ai që në mesin e
tyre më së miri e lexon Librin e All-llahut.  
-------------------------------------------------------------------------------------------
107. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Do t'u falin imamët, e, nëse falin
sipas rregullit, dobia është edhe për ju edhe për ata, e nëse gabojnë, për
ju është dobia, për ata dëmi. 
---------------------------------------------------------------------------------------------
108. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur dikush nga ju e fal masën, le të
jetë i shkurtë, ngase në mesin e atyre ka ndonjë të pafuqishëm, të
sëmurë, dhe plak, kurse kur dikush nga ju falet vetë le ta zgjasë sa të
dojë. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
109. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Fillova me namazin me qëllim që ta
zgjasë me të kënduarit. Atëherë dëgjova qarjen e një fëmije dhe e
shkurtova këndimin në namazin tim. duke mos dashur që me këtë t'i shkaktoj
telashe nënës së tij.  
-------------------------------------------------------------------------------------------
110. Muadhi ishte falur pas Pejgamberit s.a.v.s., pastaj shkonte te
njerëzit e vet dhe i falte si imam. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
111. Pejgamberi s.a.v.s. i ka falur vetëm dy rekate të namazit të drekës
dhe i është thënë: Ke falur dy rekate! dhe ai i ka falur edhe dy rekate,
pastaj ka dhënë selam dhe i ka bërë dy (sehvi) sexhde. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
112. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Ose do t'i barazoni safet tuaj në
namaz ose All-llahu do t'u kthejë fytyrat prapa.  
---------------------------------------------------------------------------------------
113. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Shehidë janë: i fundosuri, i vdekuri
nga dezinteria, nga murtaja dhe ai qe ka ndërruar jetë nën gërmadha. 
----------------------------------------------------------------------------------------
114. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Drejtoni safet tuaja, ngase të
drejtuarit (të rregulluarit) e safeve është pjesë e të rregulluarit të
namazit. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
115. Maliku që ka thënë: Unë si jetim jam falur në shtëpinë tonë pas
pejgamberit s.a.v.s. e nëna ime , Ummi Sulejme, prapa neve.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
116. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Nga ajo që kam parë kuptova për
veprimin tuaj. Njerëz, faluni në shtëpitë tuaja! Namazi më i vlefshëm
është namazi i njeriut të cilin ai e fal në shtëpi të vet, përpos namazit
të detyrueshëm të caktuar. 
-------------------------------------------------------------------------------------
117. Abdullah b. Umeri r.a. që ka thënë: E kam parë Pejgamberin s.a.v.s.
që gjatë fillimit të namazit i ngrinte duart e veta aq sa ishin mbi supet
e tij. Këtë ai e bënte kur e shqiptonte tekbirin për të rënë në ruku, e
kështu bënte edhe kur e ngrinte kokën nga rukuja dhe shqiptonte
Semiall-llahu li men hamideh, ndërsa gjatë kryerjes së sexhdes nuk
vepronte kështu.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
118. Humejdi në prani të shokëve të vet ka deklaruar: Pejgamberi s.a.v.s.
i ka ngritur duart drejtë supeve të veta. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
119. Ebu Hurejre ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s. heshtte ndërmjet tekbirit
të shqiptuar dhe këndimit të fatihas. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
120. Ebu Ma'meri që ka thënë: E kemi pyetur Habbabin, a ka kënduar Kur'an
Pejgamberi s.a.v.s. në namazin e drekës dhe ikindisë? Po, u përgjegj ai. 
Prej nga e dini ju këtë? - kemi pyetur ne. Nga të tundurit e mjekrës së
tij - u përgjigj Habbabi. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
121. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Çka është me masën, në namaz po i
ngrenë shikimet e veta kah qielli! Pastaj e ngriti zërin e tha: Ose le ta
mënjanojnë këtë, ose do t'u merret të pamurit.  
--------------------------------------------------------------------------------------------
122. Aishja e cila ka thënë: E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për të
kthyerit në namaz dhe ai m'u përgjigj: Ajo është grabitje të cilën
shejtani e rrëmben nga namazi i njeriut.  
-------------------------------------------------------------------------------------------
123. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Nuk është (i plotë) namazi i atij që
nuk e këndon Fatihanë e Kur'anit. 
-----------------------------------------------------------------------------------------
124. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur të nisësh namazin shqiptoje
tekbirin, pastaj këndo nga Kur'ani çka të vie më lehtë e bjer në ruku
derisa në te të qetësohesh plotësisht, atëherë ngrihu, që në të qëndruar
(në këmbë) të drejtohesh plotësisht, pastaj bjer në sexhde që në te të
qetësohesh plotësisht, pastaj ngrihu në të ulur ashtu që të qetësohesh
plotësisht. Ashtu vepro në çdo namaz (qoftë farz apo nafile)! 
--------------------------------------------------------------------------------------
125. Pejgamberi s.a.v.s. në dy rekatet e para (farz) të namazit të
drekës lexonte suren fillestare të Kur'anit dhe dy sure: të kënduarit në
rekatin e parë zgjaste e në të dytin e shkurtonte e nganjëherë ato ajete
edhe dëgjoheshin. Në ikindi këndonte Fatihanë dhe dy sure: në rekatin e
parë e zgjaste të kënduarit, e, e zgjaste edhe në rekatin e parë të namazit
të sabahut, dhe e shkurtonte në të dytin. 
----------------------------------------------------------------------------------------
126. Pejgamberi s.a.v.s. këndonte në dy rekatet e para të drekës dhe
ikindisë Fatihanë dhe nga një sure, e nganjëherë i kemi dëgjuar edhe
ajetet. 
----------------------------------------------------------------------------------------
127. Ebu Hurejre r.a. ka thënë: Kur'ani këndohet në çdo namaz, e ku na ka
mundësuar Pejgamberi s.a.v.s. ta dëgjojmë edhe ne jua mundësojmë ta
dëgjoni, e ku na e ka lexuar në vete (pa zë) edhe ne jua lexojmë juve në
vete. Nëse Fatihasë nuk i shton asgjë (nga Kur'ani), namazin e ke të
vlefshëm, nëse i shton kjo është më mirë. 
-------------------------------------------------------------------------------------------
128. Abassi ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s ka lexuar zëshëm në namaz në të
cilin i ishte urdhëruar, kurse ka heshtur (ka lexuar në vete) në të cilin
është urdhëruar (të hesht). 
------------------------------------------------------------------------------------------
129. Ata'u thotë: Amin është dua. Ibni Zubejri, dhe ata që ishin pas
tij, kanë shqiptuar "amin" aq saqë në xhami ushtonte. 
------------------------------------------------------------------------------------------
130. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur imami shqipton: "gajril-magdubi
alejhim veled-dalin", ju thuani "amin". Dhe shprehja "amin" e të cilit
puthitet me të shqiptuarit e melaikeve do t'i falen mëkatet e vogla të
bëra.  
----------------------------------------------------------------------------------------
131. Imrani është falur me Aliun r.a. në Basra dhe ai na ka përkujtuar
namazin të cilin e kemi falur me Pejgamberin s.a.v.s. Ka përmendur se ka
shqiptuar tekbir sa herë që është ngritur dhe ka rënë. 
132. Ebu Hurejre, ka falur dhe ka shqiptuar tekbir sa herë që binte ose
çohej, e kur kthehej kah ata thoshte: U bëjë namaz të ngjashëm me namazin
e Pejgamberit s.a.v.s.  
--------------------------------------------------------------------------------------------
133. Ikrime që ka thënë: Jam falur në Mekke pas një imami. I ka shqiptuar
njëzetedy tekbire dhe i kam thënë Ibni Abassit se ai është ndonjë i marrë.
Jo, të pastë nëna jote! Ky është sunnet i Ebu-L-Kasimit s.a.v.s. tha Ibni
Abassi. ---
---------------------------------------------------------------------------------------------
134. Ebu Hurejre ka thënë: Sa herë që Pejgamberi s.a.v.s. ngrihej për
namaz, shqiptonte tekbirin sapo ngrihej në këmbë, pastaj shqiptonte tekbir
kur binte në ruku, e kur drejtonte shpinën nga rukuja shqiptonte:
Semiall-llahu li men hamideh. 
--------------------------------------------------------------------------------------------- 
135. Abdullah b. Salihu nga Lejthi thotë: ...ve lekel-hamd, kur lëshohej
në sexhde shqiptonte tekbir, kur e ngrinte kokën nga sexhdja shqiptonte
tekbir; pastaj tekbir shqipton kur bie në sexhden e dytë dhe prapë
shqiptonte tekbir edhe kur e ngrinte kokën (nga ajo sexhde). Ashtu ka
vepruar pastaj gjatë tërë namazit derisa e përfundonte. Ai shqiptonte
tekbir edhe kur ngrihej pas ndejës pas kryerjes së dy rekateve (të parë). 
136. Ebu Humejdi në prani të shokëve të vet ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s.
i vinte duart e veta në gjunjë të vet. 
---------------------------------------------------------------------------------------------
137. Ebu Humejdi në prani të shokëve të vet ka deklaruar: Pejgamberi
s.a.v.s. është përkulur në ruku dhe e ka lakuar shpinën e vet (duke e
rrafshuar me kokën e vet).  
------------------------------------------------------------------------------------------
138. Pejgamberi s.a.v.s. në ruku e në sexhde shqiptonte: Subhane
kell-llahume rabbena ve bi hamdike. All-llahumme gfirli! d.m.th. Lavdia të
qoftë ty All-llah. Zoti ynë! Falënderimi të qoftë Ty. Zoti im, më fal mua.
--------------------------------------------------------------------------------------
139. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur imami shqipton "Semiall-llahu li
men hamideh", ju thuani "All-llahumme rabbena lekel-hamd", sepse atij, të
cilit i përputhet shqiptimi i këtij teksti me shqiptimin e melaikeve, do
t'i falen mëkatet e vogla (të bëra ndaj All-llahut). 
---------------------------------------------------------------------------------------
140. Ebu Humejdi thotë: Pejgamberi s.a.v.s. drejtohej ashtu që çdo pjesë
e kurrizit të kthehej në vend të vet. 
---------------------------------------------------------------------------------------
141. Ebu Hurejre e ka informuar se masa e ka pyetur: O i Dërguari i
All-llahut tonë në Ditën e Gjykimit? A dyshoni ju në hënën e natës së
plotë para të cilës nuk ka kurrfarë reje? Pyeti Pejgamberi s.a.v.s. Jo, o
i Dërguari i All-llahut - u përgjigjën ata. A dyshoni ju në diellin para
të cilit nuk ka kurrfarë reje? - Pyeti Pejgamberi s.a.v.s. Jo, u
përgjigjën ata. Po ju pra, ja kështu, vërtet do ta shihni. Kur masa të
mblidhet në Ditën e Gjykimit, ai do të thotë: Kush kend e ka adhururar,
le ta ndjekë edhe tash! Atëherë, dikush nga ajo masë do ta ndjekë diellin,
dikush do ta ndjekë hënën, dikush shtatoret (edhe shejtanët), e do të
mbesin (në vend) këta ithtarët e mi dhe mes tyre munafikët. Pastaj do t'u
paraqitet All-llahu e do të thotë: Unë jam Zoti juaj. Ata, atëherë, do të
thonë: Ky është vendi ynë derisa të na vij Zoti ynë, dhe kur të na vijë Ai
ne do ta njohim Atë. Atëherë, vërtet, do t'u paraqitet All-llahu dhe do
t'u thotë: Unë jam Zoti juaj. Ti je Zoti ynë do të përgjigjen ata.
All-llahu, atëherë do t'i thërrasë dhe atëherë do të vendoset edhe ura
nëpër mes të Xhehennemit dhe unë do të jem i dërguari i parë të cilit do
t'i lejohet që me ummetin tim të kaloj. Atëherë askush asgjë nuk do të
flasë pos Pejgamberit s.a.v.s. kurse fjalimi i Pejgamberit s.a.v.s. do të
jetë vetëm: O Zot, shpëto, shpëto! A i keni parë therrat e sa'danit?
Po, do të përgjigjen ata. Ja pra ato hanë si therrat e sa'danit, pos që
madhësinë e tyre nuk e din askush pos All-llahut, ato do ta rrëmbejnë
masën sipas veprave të tyre dhe disa do të jenë të shkatërruara për shkak
të veprave të tyre, ndërsa disa të copëtuar dhe pastaj të shpëtuar.
All-llahu kur don t'ua tregojë Mëshirën e vet disa personave në Xhehennem,
ai do t'u urdhërojë melaikeve t'i nxjerrin, e i nxjerrin ata të cilët e
kanë adhuruar All-llahun. Melaiket do t'i nxjerrin në saje të gjurmëve të
sexhdeve të namazeve, kurse All-llahu ia ka ndaluar Zjarrit të Xhehennemit
ta djeg gjurmën e sexhdeve. Kështu ata do të dalin nga Xhehennemi. Zjarri
i Xhehennemit gëlltit të gjitha organet e njeriut, pos vendeve me gjurmë
të sexhdeve. Mëkatarët do të dalin nga Xhehennemi krejtësisht të djegur
dhe te ata do të derdhet uji i jetës dhe do të fillojë të gufojë siç gufon
kokrra në lymin që ka sjellur vërshimi. Atëherë All-llahu do ta përfundojë
gjykimin ndërmjet robërve dhe do të mbetet vetëm një njeri ndërmjet
Xhennetit dhe Xhehennemit. Ai është njeriu i fundit i Xhehennemit, i cili
do të duhej të hyjë në Xhennet i kthyer me fytyrë kah Xhehennemi dhe do të
thotë: O Zoti im, largoje fytyrën time nga Xhehennemi, më ka helmuar era e
tij, e më ka djegur flaka e ashpër! Nëse të mundësohet kjo, mos do të
kërkosh ti ndoshta edhe diçka tjetër? - do të përgjigjet All-llahu. Jo,
për nderin Tënd - do të përgjigjet ai. Atëherë, All-llahu do t'i jep çka
të dojë nga premtimi dhe marrëveshja dhe do t'ia largojë fytyrën nga
zjarri. Pasi që e ktheu kah Xhenneti dhe ai pa bukuritë e tij, do të 
heshtë aq sa të dojë All-llahu të heshtë, e pastaj do të thotë: All-llahu
im, më afro vetëm deri te dera e Xhennetit. All-llahu do t'i përgjigjet:
A nuk e ke dhënë tashmë premtimin dhe obligimin se nuk do të kërkosh
asgjë përpos asaj që tashmë ke kërkuar! O Zoti im, do të thotë ai -
mbase, nuk jam, krijesa Yte më fatkeqe? All-llahu do t'i thotë: Mos,
ndoshta, nëse të jepet kjo, do të kërkosh edhe diçka tjetër? Jo Do të
thotë ai pasha Madhërinë Tënde, nuk do të kërkoj asgjë pos asaj. Ai,
pastaj do t'i japë All-llahut, betimin dhe obligimin të cilin do ta dojë
Ai dhe pastaj do ta ofrojë te dyert e Xhennetit. Kur të vijë te dyert e
Xhennetit, e sheh shkëlqimin e tij, gjelbërimin e gjithanshëm dhe gëzimin,
do të heshtë aq sa të dojë All-llahu e pastaj do të thotë: O Zoti im, më
fut në Xhennet! All-llahu i Madhërueshëm do të thotë: I mjeri ti, njeri!
ke bërë deklaratë të çuditshme. A nuk ke dhënë premtimin dhe detyrimin që
nuk do të kërkosh asgjë tjetër pos asaj që tashmë të është dhënë! O Zoti
im - do të thotë ai, mos më bënë krijesën Tënde më fatkeqe! Shumë i larti
All-llah qeshet me te, e pastaj i lejon hyrjen në Xhennet dhe do t'i
thotë: Kërko çtë duash tjetër! Ai do t'i paraqesë dëshirat e veta dhe kur
të përfundojnë dëshirat e tij, Shum i Larti All-llahu i Madhërueshëm do
t'ia përkujtojë të gjitha ato një nga një dhe kur të mbarojnë ato dëshira,
All-llahu i Madhërueshëm do të thotë: Do t'i kesh të gjitha ato e edhe më
shumë. 
  -----------------------------------------------------------------------------------------------
142. Ibni Abassi ka treguar se: I është urdhëruar Pejgamberit s.a.v.s. të
bëjë sexhde me shtatë organe të trupit dhe të mos i mbledh (tërheq) flokët
e as petkun, dhe atë: me ball, me duar (shuplaka), me gjunjë dhe me këmbë
(me shputa).  
-----------------------------------------------------------------------------------------------
143. Bera' b. Azibi, ka thënë: Ne faleshim pas Pejgamberit s.a.v.s. dhe
kur ai shqiptonte: Semiall-llahu li men hamideh, askush nga ne nuk do ta
lakonte shpinën e vet derisa Pejgamberi s.a.v.s. ta vejë në tokë ballin e
vet. 
--------------------------------------------------------------------------------------------
144. Enesi r.a. ka thënë: Nuk ngurroj t'u fali ashtu siç e kam parë
Pejgamberin s.a.v.s. të falë me ne. Enesi, thotë Thabiti, ka bërë diçka që
nuk kam parë të bëni ju: kur e ngrinte kokën nga rukuja, qëndronte në
këmbë aq saqë dikush do të mendonte se e ka harruar sexhden, e ndërmjet
sexhdeve prapë aq, saqë njeriu do të mendonte se tashmë e ka harruar
(sexhden e dytë). 
-------------------------------------------------------------------------------------------
145. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Bëhuni të përpiktë në kryerjen e
sexhdes dhe askush nga ju të mos i hap në tokë bërrylat e veta siç
veprojnë qentë.  
-----------------------------------------------------------------------------------------
146. Malik b. Huvejrith el-Lejthij që ai e ka parë Pejgamberin s.a.v.s.
duke u falur, dhe kur ka qenë në rekatin tek të namazit të tij nuk është
ngritur në këmbë menjëherë, por ndreqej pas në ndejtje. 
--------------------------------------------------------------------------------------- 
147. Seid b. Harithi që ka thënë: Na ka falur Ebu Seidi dhe çdo tekbir e
shqiptonte zëshëm: kur e ngrinte kokën prej sexhdes, kur binte në sexhde,
kur ngrihej në këmbë dhe kur çohej nga ndeja e rekatit të dytë e thoshte:
Kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. 
---------------------------------------------------------------------------------------
148. Aishja r.a. ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. që në namaz
të vet kërkon strehim nga Sprova e Dexhxhallit. 
--------------------------------------------------------------------------------------
149. Itbani, i cili ka thënë: Jemi falur me Pejgamberin s.a.v.s. kurse
selam kemi dhënë kur jepte ai.  
-------------------------------------------------------------------------------------
150. Abassi r.a. i cili ka thënë: E di që namazi i Pejgamberit s.a.v.s.
kryhej me tekbir (dhikër) 
--------------------------------------------------------------------------------------
151. Enesi r.a. ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s. e ka vonuar njëherë faljen
e jacisë deri pas mesnate, pastaj, doli e, kur na fali, u kthye kah ne me
fytyrën e vet dhe tha: Masa tjetër tashmë janë falur dhe kanë fjetur, e ju
konsideroheni se jeni në namaz derisa prisni namazin. 
------------------------------------------------------------------------------------
152. Pejgamberi s.a.v.s. jepte selam, gratë pastaj ktheheshin dhe hynin në
shtëpitë e tyre para se të kthehej Pejgamberi s.a.v.s. 
------------------------------------------------------------------------------------
153. Rreth deklaratës së Pejgamberit s.a.v.s. Kush ka ngrënë qepë ose
hudhër për shkak të urisë ose për nevojë tjetër, kurrsesi të mos i afrohet
xhamive tona. 
---------------------------------------------------------------------------------------
154. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kur gratë e juaja t'u kërkojnë leje
për të shkuar natën në xhami lejoni ju.  
----------------------------------------------------------------------------------------
155. Ummi Selemeja r.a. që ka thënë: Kur Pejgamberi s.a.v.s. jepte selam,
gratë ngriheshin sapo ai e mbaronte selamin, e ai mbetej edhe pak në
vendin e vet para se të ngrihej. Zuhriu thotë: Mendojmë, e All-llahu e
din më së miri, që e tërë ajo ka qenë për të dalur gratë më parë, që të
mos i arrinë meshkujt.
-------------------------------------------------------------------------------------------



 



   


 






Sahihul Buhariu – 3

Sahihul Buhariu – 3

TË PARFYMOSURIT PËR HIR TË NAMAZIT TË XHUMASË 
880. -Unë dëshmojë për Ebu Seidin që dëshmon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Larja-gusli, ditën e xhumasë është vaxhib për çdo person të moshërritur, të lajë edhe dhëmbët edhe të parfymoset, nëse ka”. Amr b. Sulejmi thotë: “Unë dëshmoj se kjo larje është vaxhib, ndërsa a është e domosdoshme larja e dhëmbëve me misvak dhe parfymosja, më mirë e di All-llahu xh.sh., por kjo kështu është transmetuar në këtë hadith”. 
PARFYMOSJA E FLOKËVE PËR NAMAZIN E XHUMASË 
883. “Ai që lahet ditën e xhumasë, pastrohet sa është e mundëshme më mirë, parfymos flokët ose parfymoset me kozmetikë nga shtëpiarët e vet, dhe del në xhami më heret, në mënyrë që të mos i pengojë tjetrit në safa-rreshta, pastaj fal çka është e paraparë, mandej në heshtje dëgjon hutben e imamit, All-llahu do t’ia falë mëkatet e bëra ndërmjet këtyre dy xhumave. 
PËR TË SHKUAR NË XHAMI VISHEN TESHAT MË TË MIRA 
O pejgamber i All-llahut, sikur ta blejshe këtë uniformë dhe ta veshje ditën e xhuma edhe kur t’i pranosh delegacionet që të vijnë! 
Pejgamberi i All-llahut iu përgjegj: “Këto tesha i veshë vetëm personi që nuk dëshiron të ketë shpërblim në ahiret” 
Më vonë Pejgamberit të All-llahut i erdhën disa uniforma të tilla si dhuratë dhe njërën prej tyre ia dha Umer ibn Hattabit r.a. 
-O Pejgamber i All-llahut, tha Umeri, më mbulove me këtë, por për teshat e Utaridit the çka pate me thënë? Pejgamberi i All-llahut iu përgjegj: “Nuk të mbulova me të që ti t’i veshësh”.  
Pastaj Umer b. Hattabi r.a. me atë mbuloi vëllaun e vet prej nëne, politeist në Mekke. 
PREJ NGA VIHET NË XHUMA DHE PËR KEND ËSHTË E DETYRUAR 
All-llahu i lartmadhëruar thotë: “...kur të thirreni për namazin e ditës së xhumasë shpejtoni ta falni namazin!”. 
Ata’u ka thënë: “Nëse je në vendbanim të shpeshtë, me shtëpi afër njëra tjetrës, dhe thirret ezani i xhumasë, e për detyrë të prezentosh në atë namaz me xhematë, e dëgjove apo nuk e dëgjove ezanin, njëlloj”. 
Enesi r.a. banonte në oborrin e vet dhe herë e falte xhumanë herë nuk e falte. Oborri i tij gjendej në një kënd dy fersah larg Basrës (rreth 16 km). 
KOHA E NAMAZIT TË XHUMASË ËSHTË KUR KALON ZENITIN 
903. -Disa njerëz punonin punët e veta dhe kur shkonin në xhuma, shkonin me të njejtat tesha dhe në gjendje që kishin, andaj u thuhej: “Duhet të laheshit, pastroheshit!” 
MËNYRA E SHKUARJES NË NAMAZIN E XHUMASË 
908. -E kam dëgjuar Pejgamberin e All-llahut që thotë: Kur të thirret ikameti për namaz, mos vraponi, por ejani me ecje mesatare; çka arrini e falni, ajo që u ka kaluar plotësone vetë!” 
 
NJË MUEZIN DITËN E XHUMA 
913. Osman b. affan r.a. është ai që e shtoi të këndohet ezani i tretë ditën e xhuma, pasi që popullata e Medines u shumua, e Pejgamberi s.a.v.s. kishte vetëm një muezin dhe ezani, ditën e xhuma thirrej kur ulej imami, jezidi thotë -në minber.  
KËNDIMI I HUTBES NË MINBER 
Ebu Hazim b. Dinar i ka treguar që kanë ardhur disa njerëz te Sehl b. Sa’d Es-Saidi, për shkak se kishin dyshim në llojin e drurit të minberit (të Muhammedit a.s.) dhe e pyetën kurse ai u përgjegj: Pasha Zotin, unë shumë mirë e di prej çka ishte ai dru. Unë e kam parë ditën e parë kur është vendosur edhe ditën e parë kur aty është ulur Pejgamberi i All-llahut. Pejgamberi s.a.v.s.filan filanes, një grua, të cilën e emroi Sehli, i dha këtë porosi “Urdhëroje shërbëtorin tëndë, zdrukthtar, të ma mbaroj diçka prej druri ku do të ulesha kur të mbajë ligjëratë, hutbe!”. Ajo urdhëroi shërbëtorin dhe ai e bëri këtë nga druri i frashërit dhe e solli dhe ajo ia dorëzoi Pejgamberit s.a.v.s. e ky dha urdhër të vendosur këtu. 
Më vonë e kam parë Pejgamberin e All-llahut duke u falur në të, këndonte dhe bënte ruku derisa ishte mbi të, e pastaj zbriste, duke shkuar prapa dhe bënte sexhde në atosin e minberit dhe prapë kthehej, hipte mbi të, por kur e kreu këtë, u kthye kah njerëzit dhe tha: “Burra, unë këtë e bëra vetëm për arsye që ju të më përcillni më lehtë dhe të mësoheni nga namazi im. 
KUSH THA NË HUTBE “Emma ba’du”, E PASTAJ 
923. Pejgamberit s.a.v.s. i kanë sjellë një pasuri (zeqat nga Bahrejni) apo ndonjë plaqkë lufte e ai e shpërndau në atë mënyrë që disa njerëzve u dha e disa të tjerëve nuk u dha. 
Më vonë ka dëgjuar se ata të cilëve nuk u pat dhënë gjë e kritikuan dhe ky i falënderoi All-llahut dhe e madhëroi, e pastaj tha: “E tash, pasha Zotin, unë dikujt i dhash e dikujt nuk i dhash ndihmë. Atë të cilit nuk i kam dhënë e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë nga ajo ndihmë. Disa njerëzve u kam dhënë nga ajo pasuri ngase e dija mosdurimin dhe luhatshmërinë e zemrave të tyre. Tek disa njerëz jam mështetur në pasurinë dhe mirësinë që u ka dhuruar All-llahu zemrave të tyre”. 
Amr b. Taglib thotë: “Pasha All-llahun, nuk e kam dashur pasurinë e kuqe sa desha fjalët e Pejgamberit të All-llahut. Më tepër dua fjalën e tij se sa pasurin që do të ma jepte”. 
AI QË ERDHI DERISA IMAMI KËNDONTE HUTBEN DHE FALI DY REQATE 
931. -Një ditë hyri në xhami një njeri, kurse Pejgamberi s.a.v.s. këndonte hutben dhe i tha: “A je falur?” 
-Nuk jam falur -u përgjegj ky. 
-Fali pra, dy reqate!- tha Alejhiselami. 
LUTJA PËR SHI NË DITËN E XHUMASË 
933. -Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. vendin e përfshiu thatësia, ishte moti shumë i thatë, dhe derisa Pejgamberi s.a.v.s. këndonte hutben në minber, një beduin u ngrit dhe i tha: “O Pejgamber i All-llahut, bagëtia shkuan posht, e familja vuan për bukë, lute All-llahun për ne!” Atëherë ai ngriti duart, por në qiell nuk shihej asnjë fije re. Po betohem në atë në durtë e të cilit është jeta ime, akoma pa i lëshuar durt poshtë, retë mbi ne u bënë sikur male. E shihja shiun si po binte në mjekër të tij, e ai akoma nuk kishte zbritur nga minberi. Atë ditë u lagëm aq shumë, por edhe të nesërmen, edhe të pasnesërmen e deri në xhumanë e ardhme, kur u ngrit po ai beduin ose një tjetër, thotë Enes b. Maliku, dhe tha: “O Pejgamber i All-llahut, u shembën shtëpitë dhe u përmbytën kafshët! lute All-llahun për ne”. Atëherë ai përsëri i ngriti duart dhe u lut: “O Zoti ynë, lësho shiun rreth nesh, e jo mbi ne!” Dhe kështu, gati se akoma pa bërë me dorë kah rrethina e retë u shkarkuan dhe Medina u duk si një fushgropë, kurse luginës Kanat ka rrjedhur uji një muaj ditë. Secili që vinte nga ajo luginë rrëfente për atë shi të madh. 
HESHTJA DERISA DITËN E XHUMA IMAMI KËNDON HUTBEN  
934. Nëse njeriu i thotë shokut të vet që e ka pranë “Hesht!” do të gabojë (e humb shpërblimin e xhumasë). 
Nëse i thua shokut tëndë që e Kur'anore pranë, :hesht”, derisa imami këndon hutben ditën e xhuma, do të gabosh.
TË FALURIT PARA DHE PAS NAMAZIT TË XHUMASË 
937. Pejgamberi s.a.v.s. falte para drekës dy edhe pas drekës dy reqate, dy reqate pas namazit të akshamit në dhomën e vet dhe dy reqate, pas (farzit) të jacisë. Pas namazit të xhumasë nuk falte asgjë derisa të kthehej në shtëpi, ku përsëri i falte dy reqate. 
NAMAZI NË KOHË LUFTE 
942. -E kam pyetur Zuhriun a e falte Pejgamberi s.a.v.s. namazin mendoj namazin në rrezik? -Më ka informuar Salimi, thotë Zuhriu, se Abdullah b. Umeri r.a. ka thënë: “kam qenë në luftë me Pejgamberin e All-llahut kah Nexhdi, zumë pozitat kundër armikut dhe u rreshtuam përballë tij. Pastaj Pejgamberi i All-llahut u ngrit të na falë dhe me te u ngrit një grup, kurse grupi tjetër rrinte në gatishmëri kundër armikut. Pejgamberi s.a.v.s. bëri ruqu dhe dy sexhde me ata që ishin ngritur të falen me te, dhe ata u kthyen në pozitat e grupit që nuk ishte duke u falur. Tash erdhën këta dhe hynë në namaz dhe Pejgamberi i All-llahut e kreu me ata një reqatë me dy sexhde dhe dha selam, e mandej secili prej tyre u ngrit dhe e fali edhe një reqatë me dy sexhde.  
FALJA E NAMAZIT GJATË DOMINIMIT DHE BALLAFAQIMIT ME ARMIKUN 
Evzai thotë: “Nëse është bërë përgatitja, në tërësi, për ta pushtuar, kurse luftëtarët nuk janë në gjendje të falin namazin, do të falen secili për vete me anë të mimikës. Por nëse uk kanë mindësi as me mimikë, këtë namaz do ta shtyejnë deri kur të mbarojë sulmi luftarak, ose derisa të sigurohen luftëtarët me ardhjen e përforcimit ushtarak. Atëherë do të falin dy reqate, po nëse nuk janë në gjendje ta bëjnë as këtë, do ta falin vetëm një reqat me dy sexhde. E nëse nuk kanë mndësi as për këtë, do ta shtyjnë derisa të sigurohen, ngase vetëm marrja e tekbirit nuk mjafton”. 
 këtë e thënë edhe Mekhul. 
 Enesi thotë: “Kam marrë pjesë në pushtimin e fortifikatës Tuster (në Huzistan), në agim. Lufta ishte ndezur në kulminacion dhe luftëtarët nuk ishin në gjendje të falin namazin e sabahut, prandaj e kemi falur sabahun tek pasi është zdritur krejtësisht. E kemi falur derisa ishim me Ebu Musanë, kurse fortifikata atëherë ishte pushtuar”. Enesi ka deklaruar edhe këtë: “Këtë namaz nuk e jap as për tërë botën dhe gjithçka në të”. 
FESTA E BAJRAMEVE 
PËRDORIMI I SHIGJETAVE DHE MBUROJAVE TË LËKURËS PËR BAJRAM 
949. Hyri Pejgamberi i All-llahut te unë, e në dhomën time ishin dy shërbëtore që këndonin Buath, Ai u shtri në dyshek dhe ua ktheu shpinën. Në atë moment hyri Ebu Bekri, më përzuni dhe tha: “A kavalli i dreqit tek Pejgamberi i Allahut?” Atëherë atij iu kthye Pejgamberi i All-llahut dhe i tha: “Leri le të këndojnë” kur Ebu bekri ktheu shpinën, unë ua bëra me shenjë dhe ato dolën. 
950. Ajo ditë ishte ditë Bajrami kur Sudanezët luajnë me shigjeta e mburoja. E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. apo më tha ai vet: “A dëshiron t’i shikosh?” 
-po iu përgjegja. 
Ai më vuri pas vetes, ashtu që fytyra ime ishte drejt fytyrës së tij, dhe tha: “Vazhdoni o Erfidij”. 
Kur fillova të mërzitem ai më pyeti: “A është mjaft?” 
Po, u përgjegja unë. Hajde, pra ec! 
SHKUARJA NË NAMAZIN E BAJRAMIT NË KËMBË DHE KALUAR PËR FALJEN E NAMAZIT PARA HUTBES, PA EZAN DHE PA IKAMET 
957. Pejgamberi s.a.v.s. së pari falte namazin e bajramit, edhe të kurbanit edhe të Ramazanit, e pastaj e këndonte hutben, pas namazit. 
961. E kam dëgjuar ibn Xhurejxhin duke thënë: Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit dhe së pari filloi të falë namazin (e bajramit), e mandej këndon hutben. pasi që e kreu Pejgamberi s.a.v.s. hutben, kaloi te gratë dhe duke u mbështetur në krah të bilalit u mbajti një ligjëratë, kurse bilali shtroi xhyben ku ato hidhnin sadaka”. 
I kam thënë Ata’ut (thotë Xhurejxhi): “A konsideron se edhe tani është detyrë e imamit që pas kryerjes së hutbes të shkojë e t’u mbajë ligjërat grave?” “Kjo është pa dyshim, edhe tash detyrë e tyre-u përgjegj Ata’u-por fatëkeqësisht që këtë nuk e bëjnë!” 
   
TEKBIRET NË DITËN E MINNES DHE NË MËNGJEZIN E ARAFATIT 
Umeri r.a. këndonte tekbir në shatorin e vet kurse njerëzit tjerë në xhami, duke dëgjuar këtë, këndonin edhe ata, madje edhe burrat nëpër vendet e tyre të punës, këndonin aq shumë tekbir sa Minna ushtonte nga telbiret. 
Ibn Umeri këndonte tekbir edhe në Minne, në këto ditë, edhe pas kryerjes së namazit, në dyshek dhe në shator, edhe në ndejë, madje edhe rrugës kah ecte në ditën e haxhit. Mejmun këndonte tekbir ditën e parë të Bajramit të kurbanit, por edhe gratë tjera këndonin tekbir pas Eban b. Uthmanin dhe me Umer b. Abdu-l-Azizin gjatë netëve të bajramit të kurbanit, në xhami bashkë me burrat. 
NËSE DIKUJT I KALON NAMAZI I BAJRAMIT, DO TË FALË DY REQATE: KËSHTU DO TË VEPROJË EDHE GRUAJA EDHE ANËTARËT TJERË TË FAMILJES QË JANË NË FSHATRA 
988. Aisheja rrëfen e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. që më mbulonte, fshehurazi, derisa po shikoja Etiopianët në xhami duke luajtur 9me armë). Umeri u ndaloi, porse Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Lëri! Mos kini dert o Erfidi!” 
LUTJA PËR SHI
LUTJA E PEJGAMBERIT S.A.V.S. 
1007. Kemi qenë te Abdullahu (b. Mesudi) dhe ai tha: “Kur hetonte Pejgamberi s.a.v.s. se njerëzit largohen nga feja islame, thoshte: o Zot, dënoi ata me shtatë vjet, sikurse ata shtatë vjetët e Jusufit!” 
Ata i godiste viti i thatësisë kur u tha tërësisht ashtu që patën ngrënë lëkura, xhenaze dhe coftina. Nëse dikush shikonte kah qielli, nga uria, shihte vetëm pluhur e tym. Atëherë i erdhi Ebu Sufjani dhe i tha: “O Muhammed, ti po urdhëron, kërkon dëgjueshmëri ndaj All-llahut dhe lidhje familjare ndër veti, kurse populli yt po shkatërrohet, lute All-llahun për këta!” 
Muhammedi a.s. u përgjegj se All-llahu i Lartmadhërishëm ka thënë: “Prite ditën kur qielli do të jetë përplotë tymë!” ...dhe citoi deri... ju me siguri do të ktheheni prapë; por atë ditë kur do t’i rrëmbejmë me tërë forcën, njëmend do t’u hakmerremi” (Kur’an, 44:10, 16). 
DEKLARATA E PEJGAMBERIT A.S.  
1035. “Unë jam i ndihmuar me erën e mëngjesit (nga lindja), kurse populli Ad është shkatërruar nga era e perëndimit”. 
PËR TERMETET DHE FENOMENET TJERA 
1036. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “nuk bëhet Dita e Kijametit pa u zhdukur dituria, pa u shumuar tërmetet, pa e humbur koha kuptimin e vet të paraqiten llojlloj ngatëresash dhe të shpeshtohen tollovitë dhe vrasjet, dhe të shumohet kapitali-pasuri më tepër se nevojat”.  
VETËM ALL-LLAHU E DI SE KUR DO TË BJERË SHI 
1039. -Pejgamberi i All-llahut ka thënë: “Çelësin e pesë fshehtësive nuk e di askush përveç All-llahut; Askush nuk e di se çka do të ndodhë nesër, askush nuk e di se çka do të formohet në mitër, asnjë njeri nuk mund ta dijë se çka e pret nesër, askush nuk e di se ku do të vdesi, dhe askush nuk e di se kur do të bjerë shi”. 
NAMAZI KUR ZEHET DIELLI 
GJATË ZËNIES SË DIELLIT NAMAZI FALET BASHKARISHT 
1052. Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. ndodhi zënia e Diellit dhe Pejgamberi s.a.v.s. u fal. Qëndroi gjatë në kijam, qëndroi aq sa mund të këndohet sureja Bekare, shkoi në ruqu dhe këtu ndejti shumë, u drejtua dhe qëndroi shumë në këmbë, por më pak se herën e parë. Përsëri ra në ruqu dhe ndejti shumë, por më pak se herën e parë e pastaj bëri sexhde. u ngrit dhe prap qëndroi shumë në këmbë, por më shkurt se në kijamin e parë; ra në ruqu dhe ndejti gjatë, por më shkurt se në ruqun e parë, e bëri sexhden dhe u kthye kah xhemati. Dielli tanimë ishte liruar dhe Pejgamberi i All-llahut tha: “Dielli dhe Hëna janë dy argumente të All-llahut! Zënia e tyre nuk bëhet për shkak të vdekjes sëdikujt, as të lindjes së dikujt. sa herë që ta shihni këtë, përkujtone All-llahun!” 
-O Pejgamber i All-llahut, i thanë të pranishmit, ne të pamë se duke qëndruar në kijam në namaz diçka kapshe me dorë, e pastaj tërhiqeshe prapa? 
Muhammedi a.s. u përgjegj: 
“Kam parë Xhennetin dhe dëshiroja të arrijë një kalavesh, dhe sikur të kisha arritur, do të kishit ngrënë edhe ju diçka nga ai dhe më nuk do të ishte kjo botë. 
Më është prezentuar edhe Xhehennemi dhe nuk kam parë diç më të tmerrshme kurrë deri sot. Vura re se gratë ishin pjesa dërmuese e banorëve të tij”. 
-Përse, o Pejgamber i All-llahut -e pyetën as-habët. 
-Për shkak të mosbesimit të tyre. 
-Nuk besojnë në All-llahun? - pyeti dikush. 
-Nuk i besojnë burrit dhe janë jomirënjohëse për bëmirësinë që u afrohet. nëse ndonjërës gjithmonë i Kur'anore bërë mirë, por vetëm një herë t’i bëshë ndonjë të padëshiruar, do të thotë: “Prej teje kurrë nuk kamparë asgjë të mirë!” 
SEXHDET E KUR’ANIT 
SEXHDEJA E KUR’ANIT NUK ËSHTË FARZ (konsiderojnë disa) 
Ebu Bekri thotë: “Rebi’a ka qenë një nga njerëzit e mirë”, ky është rrëfimi për prezentimin e Rebi’ut në xhuma, kur Umer .b. Hattabi r.a. një ditë xhumaje në minber citoi suren “Nahl”. Kur arriti Umeri te ajeti i sexhdes, zbriti dhe bëri sexhde, e kështu bënë edhe të pranishmit tjerë. Në xhumanë e ardhme Umeri përsëri e këndoi të njejtën sure dhe kur erdhi te ajeti i sexhdes tha: “Burra, po e kalojmë sexhden. Kush bën sexhde bën mirë, por kush nuk bën, nuk bën gabim”. Umeri me atë rast nuk ka bërë sexhde. 
nafi’u shton, duke transmetuar nga ibn Umeri r.a.: “All-llahu nuk na e ka bërë farz sexhden e Kur’anitt, dhe ne bëjmë sipas mundësisë tonë”. 
LEXIMI DHE KRYERJA E SEXHDES NË NAMAZ, MENJËHERË 
1078. -E kam dëgjuar babën tim, të cilit ia ka transmetuar Bekri ga Ebu Rafi’u duke thënë: “Kam falur jacinë me Ebu hrejren. Ai këndoi suren “Idhasemaun-shekkat” dhe bëri sexhde”. 
-Çka është kjo? - e pyeta. Kështu kam bërë sexhde duke u falur pas Ebu-l-Kasimit s.a.v.s. dhe do të doja ta bëjë sa të jem gjallë. 
NUK GJETI VEND PËR SEXHDE PËR SHKAK TË NGUSGTËSISË 
1079. “Pejgamberi s.a.v.s. e këndonte suren që ka ajete të sexhdes dhe menjëherë e bënte sexhden. Edhe ne kemi bërë sexhde, ashtu që disa prej nesh nuk gjenin dot vend ku ta vejnë balllin”. 
VEPRIME NË NAMAZ 
NËSE GJATË NAMAZIT IK KAFSHA E TRANSPORTIT 
Katade ka thënë: “Nëse atij që fal namaz i mirret tesha, ai do ta ndërpresë namazin dhe ta ndjek vjedhësin”. 
1211. -Kemi luftuar në Ehvaz kundër Haruriut, dhe derisa isha në breg të lumit një njeri falej, kurse në dorë mbante frenin e kafshës për transport. Pastaj vërejta se kafsha filloi ta tërheqë zvarrë kurse ai i shkonte pas. Shu’be thotë: “Ai ishte Ebu Berzet El-Eslemij”. Atëherë njëri nga Harurijt tha: “O Zot, gjeja çaren këtij plaku!” Pasi e kreu plaku namazin, tha: “E dëgjva fjalën tuaj. Unë kam marrë pjesë bashkë me Pejgamberin s.a.v.s. në gjashtë, shtatë ose tetë lutëra, madje kam marrë pjesë edhe në udhëtimet tjera të tij. Mua më vjen, me të vërtetë mirë të kthehem bashkë me kafshën time se sa ta lë që të kthehet vetë e unë të mbes të vuaj. 
PËSHTYRJA DHE TË FRYRIT NË NAMAZ 
“Kur është besimtari në namaz ai bisedon me Krijesin e vet, andaj mos të pështyjë përpara vetes, por as në anë të djathtë, le të pështyjë në anë të majtë, nën shuplakë të këmbës së majtë”. 
NGRITJA E DUARVE NË NAMAZ, NËSE KA ARSYE 
1218. “Pejgamberi s.a.v.s. e mori vesh se ndërmjet fiseve Benu Amr b. Avf në anë të Buka kishte një mosmarrveshje, dhe bashkë me disa nga as-habët e vet, Pejgamberi s.a.v.s. u nis që t’i pajtojë. Pejgamberi s.a.v.s. u vonua atje dhe erdhi koha e namazit, andaj Bilali erdhi te Ebu Bekri r.a. dhe tha: 
-A po bëhesh imam i këtij xhemati? 
-Mirë pasi po thua, u përgjegj ai. 
Bilali këndoi ikametin, kurse Ebu Bekri r.a. kaloi përpara dhe e shqiptoi tekbirin e fillimit për namaz. Në këtë moment erdhi Pejgamberi s.a.v.s. kaloi nëpër rreshta, duke i larguar ngadalë, deri kur erdhi në rreshtin e parë kurse xhemati filluan të duartrokisin”. 
Ebu Bekri r.a. nuk ia vuri veshin. Pasi xhemati duartrokiti shumë ai vuri vesh, kur aty e pa Pejgamberin s.a.v.s. i cili i bënte shenjë me dorë që të falej. Ebu Bekri, atëherë, ngriti dorën, Madhëroi All-llahun dhe kaloi përpara dhe xhematit ua fali namazin. Pasi që kreu namazin u kthye dhe tha: “O Burra, çka është me ju puna? Kur u ndodh ndonjë send e papritur në namaz, ju durtrokitni! Duartrokitja është vetëm për gra. Kujt i ndodh diçka në namaz, le të thotë “Subhanall-llah!” Pastaj u kthye kah Ebu Bekri r.a. dhe tha: “O Ebu Bekr, çka të pengoi ty të falish njrëzit pasi që unë ta bëra me shenjë për këtë?” 
-Nuk i ka hije të birit të Ebu Kuhafes që ai të prij para Pejgamberit s.a.v.s. -u përgjegj Ebu Bekri”. 
TË MBËSHTETURIT NË NAMAZ 
1220. “Është e ndaluar që njeriu të falet me durt mbështetur në kryca” (bel) 
MEDITIMI NË NAMAZ 
Umeri r.a. ka thënë: Unë e përgatita ushtrinë duke qenë në namaz .
1221. E kam falur ikindin me Pejgamberin s.a.v.s. Pasi dha selam, me të shpejt u ngrit dhe hyri te njëra nga bashkëshortet e veta. Mandej doli, por në fytyrat e njerëzve shihej një shenjëë habie për shkak të shpejtimit të tij, prandaj tha: “Në namaz më ra ndërmend për një copë ari të papërpunuar tek ne, dhe nuk dëshirova që ta zëjë nata tek ne ose ta kaloj natën, por urdhërova që të shpërndahet”. 
1222. Ebu Hurejre r.a. ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. thotë: Kur ezani për namaz, shejtani ia kthen shpinën duke lëshuar erë, që të mos ndiej thirrjen e ezanit, e kur ndalet muezini, ky kthehet. Kur fillon të këndohet ikameti, ai përsëri kthen shpinën dhe pasi e kryen mezini ikametin, ky kthehet, vazhdimisht rri pranë njeriut duke i thënë: “Mendoje këtë e këtë!” gjëra që më parë kurrë nuk i ka ditur, ashtu që ky nuk e di sa reqate ka falur”. “Kur dikush prej jush këtë e bënë kështu, le të bëjë në fund të namazit edhe dy sexhde (sehvi)! Këtë e ka dëgjuar Ebu Seleme nga Ebu Hurejre. 
SEXHDJA E HARESËS 
HARRESA (NË NAMAZ) DHE NGRITJA PAS FALJES SË DY REQATEVE FARZ 
1224. “Pejgamberi i All-llahut ka falur me ne dy reqate të një namazi (drekë apo ikindi) dha pastaj u ngrit 9në reqatin e tretë), pa ndejtur ulur, dhe pas tij u ngritën edhe xhemati. Pasi kreu namazin, ne pritnim të japë selam. Ai, ndërkaq, para se të japë selam shqiptoi tekbir ulur, bëri dy sexhde dhe pastaj, pasi ndejti ulur, dha selam”
SHQIPTIMI I TEKBIRIT GJATË DY SEXHDEVE 
1229. -Pejgamberi s.a.v.s. fali njërin nga dy namazet e mbrëmjes. Unë mendoj se - thotë Muhammed b. Sirin - ato ishin dy reqate të ikindisë. Ai pastaj dha selam, mandej u ndal te një shtyllë prej druri në krye të xhamisë dhe i vuri duart mbi ta. Në mesin e as-habëve, aty ishte edhe Ebu Bekri dhe Umeri r.a. dhe kishin dro t’i thonë për këtë. Dikush më i shpejtë nga xhemati pyeti: “A është shkurtuar namzi?” Një njeri të cilin Pejgamberi s.a.v.s. e quante Dhu-l-jedejn tha: “A Kur'anore haruar ti diçka apo është shkurtuar nanazi? 
-Nuk kam haruar kurgjë, e as është shkurtuar -u përgjegj Muhammedi a.s. 
-Po Kur'anore harruar-shtoi Dhu-l-Jedejni. 
Pastaj Muhammedi a.s. fali edhe dy reqate, dha selam, shqiptoi tekbir dhe e bëri sexhden sikurse sexhdet e namazit të rregullt, ose ca më të gjatë. Pastaj ngriti kryet duke thënë tekbirin, dhe përsëri duke thënë tekbirin e uli kryet bëri sexhde sikurse sexhdet e zakonshme për nanaz, ose diçka më të gjatë dhe, duke kënduar tekbirin e ngriti kryet. 
KUR AI QË FALET BËN SHENJË ME DORË-”PRIT” DERISA ËSHTË NË NAMAZ  
1233. “Bëri selam prej nesh dhe pyete ër faljen e dy reqateve pas farzit të ikindis!” 
-Ne-thuaj asaj-jemi të informuar se ti i fal, kurse jemi në dijeni se Pejgamberi s.a.v.s. këtë e ka ndaluar, kurse në anën tjetër ibn Abbasi thotë: “Unë për këtë shkak me Umer b. Hattabin kam rrahur njerëzit”. 
-Hyra te Aisheja r.a. thotë Kurejb, dhe ia përcolla porosinë për çka më patën dërgur. 
Ajo më tha: Pyete Ummi Selemen! 
-U ktheva te ata dhe i informova lidhur me përgjigjen e saj. Këta më kthyen te Ummi Selemeja për të njëjtën gjë që më dërguan te Aisheja. 
Ummi Seleme r.a. u përgjegj: 
-E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. që e ka ndaluar këtë, por më vonë e kam parë se i falte, pasi që falte ikindinë dhe hante në dhomën time, derisa te unë ishin disa Medinase të fisit Benu Haram. Ia dërgova një vajzë dhe i thash: “Rri afër tij dhe pyete: O Pejgamber i All-llahut, Ummi Seleme po thotë: 
-Të kam dëgjuar se e Kur'anore ndaluar faljen e dy rekateve, kurse tash po të shoh duke i falur! Nëse ai të thotë diçka me dorë, ti prit pak!” 
Vajza veproi ashtu. Ai i bëri me dorë (të presë) dhe ajo e priti. Pasi e kreu namazin i ka thënë: “Oj bij e Emevijve, më pyete për dy rekate pas kryerjes së farzit të ikindis. Më kanë ardhur njerëz nga fisi Abdu-l-Kajs dhemë kanë penguar t’i fali dy rekate (sunnet) pas farzit të drekës. Ja, ato rekate (të mbetura) janë këto dy rekate”. 
 
NAMAZI I XHENAZES 
XHENAZJA DHE PËRFUNDIMI I JETËS ME FJALËT LA ILAHE IL-LALL-LLAHU 
A nuk janë fjalët “La ilahe il-lall-llah” çelësi i xhennetit? 
-Gjithsesi - u përgjegj ai - por nuk ka çelës pa dhëmbë, prndaj nëse Kur'anore çelës me dhëmbë, ai do të hapet, në të kundërtën nuk do të hapet.
1237. “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Erdhi i Dërguri i Krijuesit tim dhe më ka lajmëruar, ose ka thënë, më ka gëzuar, se ai pasardhësi imi që vdes e që nuk i ka bërë shok All-llahut, do të hyjë në xhennet. 
-A edhe nëse ka bërë amoralitet dhe ka vjedhur? -e pyeta. 
-Edhe në past bërë amoralitet dhe në past xjedhur-tha.
LAJMËRIMI I FAMILJES-FAREFISIT PËR VDEKJEN E ANËTARIT TË TYRE 
1246. -Pejgamberi s.a.v.s. ka deklaruar: “Flamurin (në luftën në Mut’i) e mbante Zejdi dhe uvra, pastaj e mori Xhaferi (b.Ebi Talib), edhe ky u vra, pas këtij e mori Abdullah b. revaha edhe ky u vra. Sytë e Pejgamberit s.a.v.s. lëshuan lotë. Mandej flamurin e mori Halid b. Velid pa autorizimin e askujt dhe korri fitore”. 
LAJMËRIMI PËR FALJEN E XHENAZES 
-Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pse nuk më keni lajmëruar? 
-Përse nuk më keni lajmëruar?-pyeti Pejgamberi. 
-Ma tregoni ku e ka varrin! 
Pastaj Muhammedi a.s., i shkoi te varri dhe ia fali xhenazen. 
SHPËRBLIMI PËR PËRBALLIM TË VDEKJES SË FËMIUT ME SHPRESË TE ZOTI 
1249. Disa gra i kanë thënë Pejgamberit të All-llahut: “Na cakto një ditë!” (për ligjëratë), dhe ai u mbajti ligjëratë. 
Muhammedi a.s. tha: “Gruas të cilës do t’i vdesin tre fëmijë, ata do të jenë mburojë e saj nga zjarri i xhehennemit. 
-Po dy?-Pyeti (Ummi Sulejm) 
-Edhe dy-u përgjegj Muhammedi a.s. 
LARJA E TË VEKURIT DHE ABDESIT I TIJ ME UJË DHE GUR SHTUFI 
1253. “Erdhi te ne Pejgamberi s.a.v.s. kur i vdiç e bija (Zejnebja) dhe tha: -Lane tri ose pesë herë, ose nëse e shihni të nevojshme edhe më tepër se kaq, me ujë dhe gur-shtufi, e herën e fundit veni kamfor, ose ka thënë, ca kamfor dhe kur ta kryeni më lajmëroni!” Kur e kryem, e lajmëruam, dhe ai na dha xhyben e vet dhe tha: “Mbështillnia trupin me të!” 
LARJA E TË VDEKURIT, TEK, TRI, PESË HERË-ËSHTË MUSTEHAB 
U1254. -Derisa po e lanim të bijën e tij, hyri Pejgamberi s.a.v.s. dhe na tha: “Lane me ujë dhe gur-shtufi tri ose pesë herë, ose më tepër se kaq, kurse herën e fundit veni kamfor dhe kur ta kryeni më lajmëroni mua!” Pasi që e kryem e lajmëruam dhe ai na hudhi, nga teshat e veta, mbulojën e poshtme-hikve, dhe tha: “Mbështillne tërësisht!” 
Ejjubi thohtë: “Mua më ka rrëfyer hafsa njëlloj sikurse edhe Muhammedi, me përjashtim që në deklaratën e Hafsës thuhet: “...lane me larje tek numër!” Dhe kjo ishte: ...tri, pesë ose shtatë herë, si dhe se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “...Fillone nga ana e djathtë e saj dhe nga ku fillon abdesti!” Në deklaratën e saj është thënë edhe se Ummi Atije ka thënë: “Dhe e krehëm, ia ndamë flokët në tre bishtaleca”. 
QEFINI PREJ DY PJESËSH 
1265. “Derisa njëri po rrinte në Arefat, u rrëzua nga kafsha kalëruese dhe theu qafën, ose ka thënë, ia theu qafën, dhe Pejgamberi s.a.v.s. tha: -Lane me ujë dhe gur shtufi dhe mbështillne me dy mbështjellës. Mos e parfymosni dhe kryet mos ia mbuloni me shall, sepse ai Ditën e Kijametit do të ringjallet duke kënduar telbije”. 
VESHJA E TË VDEKURIT ME QEFIN TË QEPUR APO TË PAQEPUR 
1269. “Kur vdiq Abdullah b.Ubejj (b.Seluli), djali i tij, Abdullahu erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: 
-O Pejgamber i All-llahut, ma jep këmishën tënde ta përgatis me të babën tim! Falja xhenazen dhe lutu të jetë i falur! Pejgamberi s.a.v.s. ia dha këmishën e vet dhe tha: “Më lajmëro (kur të jetë gati) dhe unë do t’ia fal xhenazen!” Ky e lajmëroi dhe kur deshi Muhammedi a.s. t’ia falë xhenazen, Umeri r.a. e tërhoqi dhe i tha: “A nuk të ka ndaluar All-llahu t’ia falësh xhenazen hipokriti?” -Kam dy zgjidhje-tha Muhammedi a.s. I Lartmadhërishmi All-llah ka thënë: “Kërkove apo nuk kërkove falje për ata, njëlloj! Të kërkosh falje madje edhe shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk ua fal”. 
Pastaj Muhammedi a.s. ia fali xhenazen, por edhe sqaroi: “Kurrë askujt prej tyre kur të vdesin mos ia fal xhenazen!” 
1270. “Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur te Abdullah b. bejj, pasi që ky ishte varrosur, e nxorrën,bëri sikur e pështyu dhe ia veshi këmishën e vet”. 
QEFINAT MERREN NGA PASURIA E TËRËSISHME 
1274. Abdurrahman b. Avfit r.a. një ditë i sollën (në uhud) ushqim, kurse ai tha: “Është vrarë Mus’ab b. Umejr, e ai ka qenë më i mirë se unë, por nuk u gjet asgjë me çka do të mbështillej përveçse xhybes së tij dhe është vrarë edhe Hamza, ose ka thënë, është vrarë një njeri tjetër, më i mirë se unë dhe nuk kishte asgjë për t’u mbështjellë, përveçse një xhybeje të tij, dhe me të vërtetë jam frikësuar se mos veprat tona të mira në këtë botë janë të nxituara, dhe ia filloi të qajë”. 
NË RAST SE QEFINI MBULON VETËM KRYET OSE VETËM KËMBËT, ATËHERË DO TË MBULOHEN VETËM KRYET 
 
1276. “Kemi bërë hixhret bashkë me Pejgamberin s.a.v.s. (nga Mekkanë Medine) për të gjetur kënaqësinë e All-llahut. Shpërblimin e pritnim vetëm prej All-llahut xh.sh. Dikush prej nesh vdiç pa filluar t’i gëzojë shpërblimet. Në mesin e tyre është edhe Mus’ab b. Umejri. E dikush tjetër pasi janë pjekur frytet pa i vjel. Mus’abi është vrarë ditën e betejës së Uhudit dhe ne nuk gjenim me çka ta mbështjellim, përveçse një mbulojë të tij: kur ia mbulonim kryet me të, këmbët i mbetnin pa mbuluar, e kur ia mbulonim këmbët, i mbetej kryet i pambuluar. Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi që t’ia mbulojmë kryet, kurse te këmbët t’i vejmë ndonjë copë harrne-”idhhir”. 
AI I CILI NË KOHËN EPEJGAMBERIT A.S. PËRGATITI QEFINAT DHE NUK PAT VËREJTJE, NUK IU BË VËREJTJE 
1277. -E dini çka është burde (mbulojë) pyeti Sehl?  
-Ajo është mbulojë - iu përgjegjen të pranishmit. 
-Po, tha ai. 
-E kam mbaruar, vejur, tha ajo gruaja, me duart e mia dhe erdha të ta jap që ta veshish. 
Pejgamberi s.a.v.s. pasi që kishte nevojë, e mori, erdhi te ne dhe e veshi. Kjo “burde i pëlqeu njërit, dhe i tha: “A ma jep? Qenka shumë i bukur!” Të pranishmit i thanë: “Nuk bëre mirë! Pejgamberi s.a.v.s. e pat marrë për vete, sepse i duhej. Ti ia kërkove, e ti e di se ai nuk të refuzon”. 
-Pasha All-llahun -tha ky- nuk e kërkova që ta vesh. E lypa ta kem për qefin. 
-Dhe kjo mbuljë, një mend ishte qefin i tij- thotë Sehl. 
PJESMARRJA E GRAVE NË PËRCJELLJE TË XHENAZES 
1278. “Na është ndaluar përcjellja e xhenazes, por kjo nuk është ndalesë kategorike”. 
A MUND TË MBAJË ZI GRUAJA PËR TJETËRKËND PËRVEÇ BURRIT? 
1280. “Kur arriti lajmi nga Shami-Siria, për vdekjen e Ebu Sufjanit, Ummi Habiba (bija e Ebu Sufjanit) r.a. lypi kozmetikën në mbarim të ditës së tretë, i bëri me ngjyrë edhe brylat dhe tha: Këtë nuk do ta kisha bërë po të mos e kisha dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “-Asnjë gurjae që beson All-llahun Ditën e Gjykimit nuk i lejohet të mbajë zi për të vekurin më tepër se tri ditë, përveçse për burrin, për të cilin bashkëshortja do të mbajë zi katër muaj e dhjetë ditë”. 
DEKLARATA E pEJGAMBEIT A.S. PËR VAJTIMIN 
“I vdekuri dënohet (në varr) për shkak të vajit të shtëpiarëve të tij, dhe kjo (thotë Buhariu) nëse është vajtim me recitim, sepse All-llahu xh.sh. ka thënë: “Ruane veten falmiljen uaj nga zjarri i xhehennemit!” 
Ndërkaq Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ..“Secili nga ju është roje dhe secili do të jetë përgjegjës për atë çka i jepet në besim për ta ruajtur”. 
Vajtimi nuk është nga tradita islame siç thotë edhe Aisheja r.a. kur citon “Askush nuk do të bartë barrën e huaj...”, që është në harmoni me fjalët e lartmadhërishmit: “Nëse njeriu i ngarkuar me mëkate kërkon ndihmë nga vëllau i vet, ai nuk do të ngarkohet me të”. 
Këtu del në shesh se çka lejohet, të qarët pavajtim lejohet. 
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk do të bëhet vrasje e që një pjesë e atij mëkati të mos i shkojë-ngarkesë, Kabilit, djalit të Ademit a.s. Kjo është për shkak se ai i pari e praktikoi vrasjen”. 
1284. “Bija e Pejgamberit s.a.v.s. (Zejnebja) e ka thirrur Muhammedin a.s. “Djalin e kam për vdekje, eja te unë! Ai i çon selam dhe i tha: “All-llahut i takojnë edhe ajo që e merr edhe ajo që ia ka dhënë dikujt. Te Ai është i caktuar afati me përpikmëri, prndaj le të bëjë durim dhe le të shpresojë në shpërblim!” 
Ajo përsëri çoi e thirri dhe i bëri të vijë pa asnjëfarë kushti, dhe Muhammedi a.s. u ngrit, bashkë me të edhe Sa’d b. Ubade, Muadh b. Xhebel, Ubej b. Ka’b Zejd b. Thabit dhe disa të tjerë. Pasi erdhi Pejgamberi s.a.v.s. ia lanë në duar fëmiën e ai dha shpirt. Më duket thotë Usame-se ka thënë edhe këtë: “Po ky qenka terur kretësisht!” Sytë iu mbushën me lot, dhe, sa’di i tha: “O Pejgamber i All-llahut, ç’është kështu?” -Kjo është mëshira që e vë All-llahu në zemrat e robërve të vet. All-llahu është i mëshirshëm vetëm ndaj robërve që kanë mëshirë”. 
1288. -All-llahu e mëshiroftë Umerin! Pasha All-llahun, Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka thënë: “All-llahu, me të vërtetë, i ndeshkon besdrejtët për shaka të vajtimit të farefisit të tij për këtë, por Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu, pa dyshim mosbesimtarit ia shton mundimet me vajtimin e familjes së tij për të”. -Për këtë u mjafton-tha -Aisheja -Kur’ani: “Askush nuk do të bartë barrën e tjetërkujt”. Pastaj Ibni Abbasi r.a. ka thënë: “All-llahu e bën njeriun të qeshë dhe të qajë”. 
VAJI I PEJGAMBIRT S.A.V.S. PËR SA’D B. HAVELIN 
1295. -Në vitin e Haxhit lamtumirës më ka vizituar Pejgamberi s.a.v.s. për shkak të sëmundjes së rndë që më pat goditur, dhe i thash: “Sëmundja ka arritur kulminacionin. Unë jamë i pasur por nuk më trashëgon askush përveçse një vajzë, prajda a mid të shpërndaj nga pasuria sadakë, dy të tretat e pasurisë time?” 
“Jo, u përgjigj ai. 
-As gjysmën e pasurisë?- pyeta përsëri. 
-Jo, nuk mundesh, u përgjegj Ai. 
Mandej e pyeta: “Po një të tretën?” 
-Edhe një e treta është shumë-ose tha, e madhe. Është më mirë t’i lesh pasardhësit tu të pasur se sa të varfër e të jenë të necojshëm për sadakë. Ti nuk do të shpërndash asnjë sadakë, me qëllim qëë të arish mëshirën e All-llahut, e të mos jeshë i shpërblyer për atë, madje edhe për atë çka ia le bashëshortes tënde. 
-O Pejgamber i All-llahut, i thash, unë jam mbas shokëve të mi (në Mekke)? 
-Ti nuk do të mbetesh prapa tyre-tha ai-duke bërë punë të mirë e të mos rritet shkalla dhe pozita. Ti, me siguri, nuk do të mbeteësh prapa tyre populli yt të ketë dobi, kurse tjerët dëm. 
O Zot, vazhdojau shokëve të mi zhvendosjen për Medine dhe mos i kthe prapë (në Mekke). Mirëpo Pejgamberit s.a.v.s. i erdhi keq, qau, për Sa’d b. Havelin që vdiq në Mekke.  
QËNDRIMI I PIKËLLUESHËM NË RAST FATKEQËSIE 
1300. “Pejgamberi i All-llahut ka kënduar lutjen e kunutit, një muaj rresht kur u vranë (në Nexhran) hafizët e Kur’anit, dhe kurr nuk e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. më të pikëlluar se atëherë”.  
MOSSHFAQJA E PIKËLLIMIT NË RAST FATKEQËSIE 
1301. -U sëmur djali i Ebu Talhas (Ebu Umejr), dha pastaj vdiq thotë Enesi. Ebu Talha nuk ishte prezent (ishte te Pejgamberi). Kur e pa gruaja e tij se ky vdiq përgsaditi (diqka për larje) dhe e shmangu në një kënd të shtëpisë. 
Kur erdhi Ebu Talha e pyeti, si u bë djali?” 
-Është qetësuar shpirtërisht-u përgjejgj ajo-dhe shpresoj se ka pushuar. 
Ebu Talha mendoi se kjo i thoshte të vërtetën, prandaj -thotë Enesi-ky fjeti. Kur u zgjua në mëngjez, u la dhe Kur'anor deshi të shkojë, ajo i tha se djali ka vdekur. Mandej ky me Pejgamberin s.a.v.s. ia faën xhenazen dhe e informoi Pejgamberin s.a.v.s. për këtë që i ndodhi me bashëshorten, dhe Pejgamberi s.a.v.s. i All-llahut tha: -All-llahu u bekoftë, edhe netët tuaja! Sufjani ka treguar, më vonë: Një ensari (Ihja b. Rafije) ka deklaruar: “E kam parë më vonë këtë (bashkëshorten e Talhas) me nëntë fëmijë dhe që të gjithë këndonin Kur’an”. 
DEKLARATA E PEJGAMBEIRT S.A.V.S. “NE JEMI TË PIKËLLUAR ME TY” 
1303. -Hyra me Pejgamberin s.a.v.s. te Ebvu Sejfu-l-Kajn, tutor i Ibrahimit, dhe Pejgamberi i All-llahut e mori ngryk Ibrahimin, e puthi dhe i mori erë. 
Pas kësaj here hymë përsëri...Ibrahimi kishte dhënë shpirt, kurse sytë e Pejgamberit a.s. u mbushën lot. 
Atëherë Abdurrahman b. Avfi i tha: 
“Ti Pejgamber i All-llahut, a po qanë!? 
-O Ibn Avf-tha-loti është mëshirë. 
Mandej pas kësaj, i rrodhën lotët tjerë. 
atëherë Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Syri vetëm oton, kurse zemra pikëllohet. Ne themi vetëm ashtu si është i kënaqur All-llahu. O Ibrahim-ne me të vërtetë jemi të pikëlluar nga ndarja me ty!” 
TË QARIT, VAJI, TE I SËMURI 
1304. -Sa’d b. Ubade ishte i sëmurë, kishte sëmundje të rëndë, dhe i erdh Pejgamberi s.a.v.s. ta vizitojë së bashku me Abdurrahman b. Avafin, Sa’di b. Vekasi dhe Abdurrahman b. Mesudi r.a. Pasi hyri dhe e pa se e kishin mbuluar anëtarët e familjes, tha: -Po ky paska vdekur? 
-Jo, O Pejgamber i All-llahut -u përgjegjën, 
Pejgamberi atëherë qau. Kur e panë ata se po qanë Pejgamberi s.a.v.s. edhe ata qanë. Ky në atë moment u tha: “Dëgjoni! All-llahu nuk dënon për shkak të lotëve, as për pikëllim të zemrës, por dënon për këtë!” dhe bëri shenjë në gjuhë, ose bën mëshirë. I vdekuri, me të vërtetë, dënohet nga vaji i të gjallëve për të.” 
Umeri r.a. për shkak të vajit i ka rrah (grat) me shkop, me gur dhe u ka futur dhe në goj. 
NDALIMI DHE PENGIMI I VAJTIMIT DHE ULURIMËS 
1305. -Kur arriti lajmi për vrasjen e Zejd b. Harithit, Xhaferit dhe Abdulla b.Revahës, Pejgamberi s.a.v.s. u ul (në xhami) dhe u vërejt te ai pikëllimi. Unë vrojtoja nëpër plasa të derës, dhe i erdhi një njeri e tha: O Pejgamber i All-llahut, gratë e Xhaferi...” dhe përmendi vajin e tyre. Pejgamberi urdhëroi që t’ua ndaloi këtë. Ai shkoi, e pas pak u kthye dhe tha: “I urdhërova dhe i tregoi se nuk e kanë dëgjuar, prandaj ky e urdhëroi për së dyti herë të shkojë dhe t’ua ndalojë. Ai shkoi, por prapë u kthye dhe tha: “Pasha All-llahun, ato më mundën, mposhtën,” ose ka thënë:” tregohen më të forta se ne -nuk dëgjojnë”! Këtu dyshimi për shprehjen e lartpërmendur vjen nga Muhammed b. Havsheb. Aisheja konsideron se Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Mbushjau gojën me dhe!” 
-All-llahu të poshtroftë! Ti nuk Kur'anore vepruar siaps urdhërit dhe uk e Kur'anore zbatuar fjalën e Pejgamberit s.a.v.s.. 
TË NGRITURIT NË KËMBË PËR SHKAK TË XHENAZES 
1307. “Kur të shihni xhenazen, ngrituni në këmbë dhe qëndroni kështu derisa të kalojë.” 
KUR ULET AI QË ËSHTË NGRITUR PËR SHKAK TË XHENAZES 
1309. -Kemi qenë në një xhenazedhe Ebu Hurejre r.a. e mori përdore Mervanin dhe u ulën para se të lëshohet xhenazja në tokë. Pastaj erdhi Edu Seid r.a. e kapi Mervanin për dore dhe i tha: -Ngritu! Pasha All-llahun, këtë e di, me siguri edhe Ebu Hurejre se Pejgamberi s.a.v.s. na ka ndaluar kët veprim. Ebu Hurejre pastaj tha: “E tha të vërtetën (Ebu Seidi)”. 
KUSH E PËRCJELL XHENAZEN NUK ULET DERI SA TË LKËSHOHET XHENAZJA NË TOKË, NËSE ULET DO TÆI URDHËROHET QË TË NGRITET 
1310. “Kur ta shihni xhenazen, ngrituni në këmbë, kurse ai që e përcjellë, mos të ulet deri sa të mos e lëshojnë në tokë”  
NGRITJA NË KËMBË PËR SHKAK TË XHENAZES SË HEBREUT 
1311. -Kaloi pranë nesh një xhenaze dhe Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit në këmbë, prandaj u ngritëm edhe ne, e pastaj i tham: -O Pejgamber i All-llahut, kjo ishte xhenaze hebreje!? 
-Kur të shihni xhenaze, e kujtdo qoftë, -tha ai- ngrituni në këmbë! 
XHENAZEN E BARTIN VETËM MESHKUJT 
1314. “Kur i vdekuri vendoset (në tabut) dhe burrat e bartin në krah, nëse ka qenë njeri i mirë, shpirti i tij thotë: më bartni më shpejt, e nëse nuk ka qenë njeri i mirë, shjpirti thërret: i mjeri ky, ku po e çoni! Këtë zë e ndiejnë të gjithë, përveç njeriut, dhe sikur ta dëgjonte njeriu, do të binte pa mend”. 
SHPEJTIMI I XHENAZES 
1315. “Shpejtoni me xhenazen, sepse nëse ka qenë njeri i mirë do ta ketë mirë ku e çoni, por nëse nuk ka qenë e tillë, atëherë një të keqe e hiqni qafet më shpejtë”. 
KU RRI IMAMI PËR XHENAZEN MASHKULL E KU PËR FEMËR 
1332. “Kam falur me Pejgamberin s.a.v.s. xhenazen e një femre e cila kishte vdekur me nifas, dhe ky qëndroi drejt saj, në mes”.  
AI QË DËSHIRON TË VARROSET NË VEND TË SHENJTË A TË NGJASHËM  
1339. -Musait a.s. iu dërgua engjëlli i vdekjes. Kur i erdhi, Musa ia lëndoi syrin. Engjulli iu drejtua All-llahut dhe i tha: 
-Më dërgove te një popull që nuk e do vdekjen! 
All-llahu i lartmadhëruar ia shëroi syrin dhe i tha: “Ktheu prapë te ai dhe thuaji, le ta vejë dorën e vet në shpinë të kaut, dhe sa kime që i mbulon dora e tij aq vite jetë do të ketë”. 
-O Zot, -tha Musa-pastaj? 
-Pastaj vdekje! -iu përgjejgj All-llahu. 
-Atëherë, pra, mundet edhe tash-tha mUsa, dhe e luti All-llahun që ta afronte kah vendi i shenjtë, sa e arrin hudhja e gurit, që të vdes atje. -Pejgambeir i All-llahut -thotë Ebu Hurejre-pastaj ka thënë: “Sikur të isha atje, do t’ua kisha treguar varrin e tij pranë rugës, (në Tur) te një kaqubë e kuqe me rërë”. 
NDËRTIMI I FALTORES TE VARRI-NDËRTIMI I TYRBES 
1341. -Kur u sëmur Pejgamberi s.a.v.s. disa nga bashkëshortet e tij i përmendën një kishë që e kishin parë në Etiopi, e cila quhej “Marija”. Këto ishin Ummi Seleme dhe Ummi Habiba r.a. të cilat kishin shkuar në Etiopi-në Hixhret. Këto përmendën bukurit e asaj dhe freskat e ndryshme në të. 
Muhammedi a.s. atëherë ngriti kryet dhe tha: “Ata janë të cilët kur u vdes ndonjë njeri i mirë, te varri i ndërtojnë faltore dhe pastaj aty bëjnë ato fotografi. ata janë te All-llahu krijesat më të këqia”. 
FALJA E XHENAZES SË SHEHIDIT 
1343. -Pejgamberi s.a.v.s. i bashkonte në një qefin dy veta, nga të vrarit në luftën e Uhudit dhe pyeti: 
-Cili prej tyre ka kënduar më shumë Kur’an? 
Pasi që iu tha për njërin prej tyre, i vuri përpara, buzë varrit dhe tha: “Unë jamë dëshmitarë në Ditën e Gjykimit për këta, -e mandej urdhëroi që të mbulohen me gjithë gjak, pa u pastruar plagët nga gjaku. Ata as nuk u lanë e as xhenazja nuk iu është falur”. 
1344. Pejgamberi s.a.v.s. doli një ditë dhe ua fali luftëtarëve të vrarë në Uhud, namazin e xhenazes, mandej hypi në minber dhe tha: 
-Unë jam udhëheqës dhe dëshmitarë i juaj! 
-Pasha All-llahun, ja , unë po e shoh burimin tim. Mua më janë dhënë çelësat e depove të botës, ose ka thënë, çelësat e tokës. Unë, pasha All-llahun, nuk frikësohem se ju do të ktheheni pas vdekjes time në idhujtari, por kam frikë se ju do të bëni gara (nga zilia), për të arritur pasuri. 
A LEJOHET NXJERRJA E TË VDEKURIT NGA VARRI PËR NDONJË ARSYE 
1350. “Pejgamberi s.a.v.s. erdhi pasi që Abdullah b. Ubejj ishte lëshuar në varr dhe urdhëroi ta nxjerrin. Mandej e mori në prehër, bëri sikur pështyu, dhe ia veshi këmishën e vet, një Zot e di më së miri përse. Abdullahu, menjëherë, ia kishte veshur këmishën e vet Abbasit”. 
1351. “Kur u bë lufta në Uhud, diku natën më thirri babai im dhe më tha: “Unë jam i sigurt se do të vritem ndër të parët nga as-habët e Pejgamberit s.a.v.s. Unë pas meje nuk lë asgjë më të çmueshme se sa ty, pas Pejgamberit s.a.v.s. Jam borxh, prandaj paguaje borxhin, kurse motrave tua (ishin nëntë) gjithmonë porositu punë të mira! 
Pastaj doli drita dhe me të vërtetë ai ishte i pari nga të vrarët, dhe bashkë me të në një varr është varrosur edhe një tjetër. mirëpo mua nuk më vinte mirë ta lë kështu, dhe, pas gjashtë muajsh e nxora, e ai, pothuaj se i njëjti, hiq pa prishur, sikurse atë ditë kur e varrosëm, përveçse një veshi”. 
A I FALET XHENAZJA FËMIJËS I CILI PRANON ISAMIN DHE VDES 
1354. Umeri r.a. kishte shkuar me Pejgamberin s.a.v.s. te një grup njrëzish te ibn Sajjadi dhe e gjetën duke luajtur me fëmijët te kështjella e fisit Benu Megale. Ibn Sajjadi ishte afër moshës madhore, dhe nik hetoi kurgjë derisa Pejgamberi s.a.v.s. i ra dorës dhe tha: 
-A dëshmon ti se unë jamë Pejgamber i All-llahut?” 
-Ibn Sajjadi e shikoi dhe i tha: “Dëshmoj dhe besoj se ti je Pejgamber” 
Pastaj Sajjadi e pyeti Pejgamberin s.a.v.s. “A beson ti se unë jam Pejgamber i All-llahut?” 
Muhammedi a.s. e largoi ca anash dhe i tha: “Besoj All-llahun dhe Pejgamberët e Tij”. 
-Çka mendon ti (për pejgamberët), e pyeti Muhammedi. 
-Nonjëherë të sinqertë, ndonjëherë gënjeshtarë. 
Pejgamberi a.s. i tha: “Ti i paske gjërat të përziera” 
Pastaj Pejgamberin s.a.v.s. i tha: “Kam për ty një fshehtësi”. 
-Ai është tym-u përgjegj Ibn Sajjadi. 
-Largohu prej meje -i tha mUhammedi a.s. Ti kurrë nuk do të arish te dëshira jote. 
Atëherë Umeri r.a. tha: “O Pejgamber i All-llahut, ta vras!” 
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjegj: “Nëse ky është Dexhal, ti nuk Kur'anore pushtet mbi të, po nëse nuk është, atëherë nuk ka kurrfarë dobie nëse edhe e vret”. 
1358. “Çdo të porsalinduri i falet xhenazja, madje edhe nëse është kopil, ngase ai është i lindur për nga natyra në fenë islame, nëse të dy prindërit janë të fesë Islame, ose vetëm baba, madje edhe në pastë nënë të krihterë, por nëse kur lind qanë. Fëmijës të tillë i falet xhenazja, por nuk do t’i falet xhenazja atij fëmije i cili kur lind nuk qanë, nuk bën zë fare. Kështu veprohet nga shkaku se ky konsiderohet dështim”. 
POLITEISTI QË NË ORË TË VDEKJES THOTË “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”  
1360. “Kur iu paraqitën shenjat vdekjes Ebu Talibit, erdhi Pejgamberi s.a.v.s. dhe kështu i gjeti: Ebu Xhehl b. Hishamin dhe Abdullah b. Ebi Umejje b. Mugirën. Pejgamberi i All-llahut i tha Ebu talibit: “O mixhë, thuaj La ilahe il-lall-llah, dhe unë këtë do ta dëshmojë te All-llahu”. 
Ebu Xhehli dhe Abdullah b. Ebi Umejje kanë thënë: “O Ebu Talib, a do ta lësh fenë e Abdu-l-Muttalibit?” 
Pejgamberi s.a.v.s. vazhdimisht kërkonte prej tij që të thoshte shehadetin, kurse ata përsëri fjalët e tyre, tërë kohën, derisa më në fund Ebu Talibi tha se është në fenë e Abdu-l- Muttalibit, duke refuzuar me kët të thotë La ilahe ilall-llah. 
Atëherë Pejgamberi i All-llahut ka thënë: “Pasha All-llahun, unë, me siguri, do të kërkoj falje për ty deriku të më ndalohet”. 
Përkitazi me këtë rast i Lartmadhërishmi shpalli ajetin: “Pejgamberi dhe ata që besojnë mos të kërkojnë falje për politeistët!” (9:113) 
VËNIA E DEGËS MBI VARR 
1361. “Këta dy dënohen. Mirëpo nuk dënohen për ndonjë gabim të madh. I pari dënohet se nuk është ruajtur nga nevoja e vogël, kurse i dyti merrej me përgojime”. Pastaj mori një degë të njomë, e ndau përgjysmë, dhe nga një gjysmë e vuri te secili varr. As-habët e pyetën: “O Pejgamber i All-llahut, pse veprove kështu?” 
Ndoshta u lehtësohet dënimi deridiku, sa të jenë të njoma -u përgjegj Pejgamberi s.a.v.s. 
MBAJTJA E FJALIMIT NË VARRE 
1362. Kemi qenë në një xhenaze, në varrezat Beki’u-l-Garkad, e atje erdhi Pejgamberi s.a.v.s. dhe u ul, kurse rreth tij u ulëm edhe ne. Kishte diçka në duar. E uli kryet kah toka dhe me shkopin e vet filloj të shupurit në dhe, pastaj tha: -Secili prej nesh dhe çdo i krijuar e ka vendin e caktuar në xhennet ose në xhehennem, dhe e ka të caktuar a është i pafat apo fatlum. 
Atëherë njëri i tha: “O Pejgamber i All-llahut, atëherë pra të mbështetemi vetëm në atë çka na është caktuar dhe ta lëmë punën, sepse ai, të cilit i është caktuar të jetë i lumtur, do t’i vijë përdore puna fatlume, kurse ai të cilit i është caktuar të jetë i pafat, pa tjetër do të vijë tek puna fatkeqe?” -Sa u përket fatlumëve-tha Muhammedi a.s. -atyre vetëm u lehtësohet rruga kah fati, kurse fatkëqinjve kah e keqja. Pas kësaj citoi ajetin: “Sa i përket atij që jep edhe ruhet; Edhe e dëshmon më të bukurën; Atij do t’ia lehtësojmë-rrugën-për lehtësim; Kurse ai që koprracon dhe kërkon të pasurohet; dhe e përgënjeshtron të bukurën; Atij do t’ia lehtësojmë-rrugën-për në vështërësi”. (92:5-10) 
VETVRASJA, NATA E VARRIT 
KERAHETI PËR FALJEN E XHENAZES HIPOKRITËVE
1366. -Kur vdiq Abdullah b. Ubejj b. Selul, e thirrën Pejgamberin s.a.v.s. t’ia falë xhenazen. Kur doli Pejgamberi s.a.v.s. para xhematit, unë iu afrova dhe i thashë: 
-O Pejgamber i All-llahut, a di t’ia falësh xhenazen Ibn Ubejjit i cili filan ditë ka thënë kështu-kështu, e këtë ditë, kështu-kështu (ishte pra hipokrit). Unë ia numrova deklaratat e tij, kurse Pejgamberi s.a.v.s. qeshi dhe tha: “Rri prapa meje, o Umer!” Pasi që unë isha këmbëngulës, ai më tha: “Unë kam të drejtë të zgjedh, dhe unë e zgjodha këtë. Sikur të dija se po të ltesha shtatëdhjetë herë di t’i falej, unë do të kisha bërë më shumë se kaq”. 
Pastaj Pejgamberi i All-llahut, tha Umeri r.a. fali xhenazen e pastaj shkoi, dhe shumë shpejt, pas kësaj, u shpllën dy ajete të sres Tevbe: “Asnjëri prej tyre, kur të vdesin mos ia fal xhenazen, sepse ata nuk besojnë në All-llahun dhe Pejgamberin e Tij. Ata kanë vdekur si dyftyrësh-mëkatarë”. (9:84) 
-Pastaj jam habitur-deklaroi Umeri-me guximin tim ndaj Pejgamberit s.a.v.s., por më së miri e di All-llahu dhe i Dërguari i Tij. 
LAVDËRIMI I TË VDEKURIT NGA XHEMATI PREZENTË 
1367. -As-habët kaluan pranë një xhenazeje dhe e lavdëruan si njeri të mirë, e Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Është e pashmangshme!” Mandej kaluan pran një xhenazeje tjetër dhe e gjykuan, e ky përsëri tha: “Është e pashmangshme!” 
-Çka është e pashmangshme? pyeti Umer b. Hattabi r.a. 
-Atë që e lavdëruat, si të mirë, -tha Muhammedi a.s. -atij i takon xhenneti, kurse atij, të cilin e gjykuat, i takon pashmangshëm xhehennemi. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë. 
1368. Ebu Esvedi ka thënë: Erdha në Medine ku mbizotëronte sëmundje dhe u ula te Umeri b. hattabi r.a. Në atë moment kalonte një xhenaze të cilën e kishin lavdëruar. 
-Është e pashmangshme! tha Umeri r.a. 
Pastaj kaloi xhenazja tjetër e cila poashtu ishte e lavdëruar. 
-Është e pashmangshme!-tha përsëri Umeri r.a. 
më vonë kaloi edhe nj xhenaze, e treta, e gjykuar. 
-Është e pashmangshme!-Tha Umeri r.a. së treti herë. 
Atëherë-thotë Ebu-l-Esvedi-unë thashë: “O sundimtar i besimtarëve! Çka është e pashmangshme? “ -Unë jam përgjigjur-thotë Umeri r.a.-me fjalët e Pejgamberit s.a.v.s.: “ecilin musliman të cilin katër vetë e dëshmojnë si të mirë, All-llahu do ta shpjerë në xhennet”. 
-Po tre? e pyetëm ne. 
-Edhe tre-u përgjegj ai. 
-Edhe dy? -thamë ne. 
-Edhe dy-u përgjegj Umeri. 
Më nuk e pyetëm për një.  




MBIKEQYRJA E ALLAHUT

   
   
   
   


MBIKËQYRJA E ALLAHUT

"O robtë e Allahut, kijeni frikë Allahun për atë që thoni; kijeni frikë Allahun për atë që bëni; kijeni frikë Allahun natën dhe ditën."

Hutbe e mbajtur në Mekke nga:
Ali ibn Abdul Khalek el-Karni

 

Me emrin e Allahut
të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë. Atë që e udhëzon Allahu askush nuk mund ta kthejë nga rruga e drejtë dhe atë që nuk e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta fusë në rrugë të drejtë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Allahu e dërgoi atë mëshirë për të gjitha kohët. Me të zgjeroi gjokset, me të ndriçoi mendjet, me të hapi sytë dhe veshët e shurdhër.

O ju që keni besuar, o robtë e Allahut! Ju këshilloj juve, këshilloj dhe veten për punë që na ndrisin fytyrën Ditën kur ta takojmë Allahun; atë Ditë kur nuk bën dobi asgjë përveç veprës së kryer; atë Ditë, kur çdo njeri do të gjejë atë që ka bërë; atë Ditë, kur kush ka bërë të keqe do të dëshironte që të ishte sa më larg saj.

Kijeni frikë atë Ditë, kur nëna do ta braktisë foshnjën e saj të gjirit dhe shtatzëna do ta hedhë tej barrën e saj; atë Ditë kur njerëzit janë si të dehur: ata nuk janë të dehur, por ndëshkimi i Allahut është i dhembshëm.

Kijeni frikë Ditën, kur të ringjallen ç’janë në varreza e do të dalë sheshit ajo që është në gjokset e tyre. Kijeni frikë atë Ditë, kur ata që nuk besuan dhe kundërshtuan Pejgamberin, duan të shkrihen në tokë përgjithmonë.

Kijeni frikë atë Ditë, kur keqbërësit do të kafshojnë duart e do të thonë: "Sikur të mos e kisha marrë aksh njeri për mik a për shok."

Allahu i Madhëruar e ka emërtuar me shumë emra atë Ditë. Të gjithë emrat tregojnë se ajo Ditë është e tmerrshme: ikën vëllai prej vëllait, ikën fëmija prej nënës. Atë Ditë çdo njeriu i mjafton vetëm halli i tij.

Dije, o vëlla, se mbikëqyrja e njeriut është e dobët dhe e shkurtër, sepse njeriu është i krijuar, sepse ai fle, sepse ai sëmuret, shërohet dhe vdes. Pra, a mundet që njeriu të mbikëqyrë? A mundet që njeriu të shikojë pas mureve a pas maleve? Sigurisht jo. Atëherë, mbetet Mbikëqyrja e plotë dhe e pakufishme e më të Madhit, e Krijuesit, e Filluesit dhe e Mbikëqyrësit të krijesave, të Plotëfuqishmit, të Cilit nuk mund t’i përngjajë asnjë nga krijesat e Tij. Dija dhe aftësia e njeriut është e shkurtër, e paktë: njeriu nuk di se çfarë ka në veten e tij, çfarë ka ndërmjet njëri-tjetrit. Kurse Allahu di gjithçka. Për këtë Allahu thotë: "Nuk ka gjethe peme që bie në tokë dhe të mos jetë në dijen e Allahut." (En’am, 59).

Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë e në qiej. Ai di pëshpëritjet e zemrave. Ai di çfarë përqëndrohet në zemrën tënde edhe pas njëqind vjetësh, kurse ti nuk e di se çfarë do të zërë vend në zemrën tënde as pas dy minutash. Dija e Dëgjuesit dhe e Shikuesit të gjithçkaje, e Njohësit të hollësirave është e pakufishme. Për këtë Allahu thotë: "A nuk e di ti se Allahu di çfarë ka në qiej e në Tokë? Nuk bëhet bisedë e fshahtë mes tre vetave e të mos jetë Allahu i katërti e as në mes të pesë vetave e Ai të mos jetë i gjashti ose as më pak e as më shumë e Ai të mos jetë me ta kudo. Pastaj, Ditën e Gjykimit do t’u thotë atë, që kanë bërë. Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e vet." (Muxhadele, 7)

Dy kurejshë ishin pranë Qabes. Errësira e natës ishte shtrirë kudo dhe yjet kishin humbur. Thanë: "Allahu nuk e di dhe nuk sheh gjithçka." U fshehën nga njerëzit, por a do të mund t’i fshiheshin Allahut?! Filluan të bisedonin për gjëra, që nuk donin t’i merrte vesh njeri. Biseduan për luftën e Bedrit, për humbjen e madhe. Thotë Safuani:
"Jeta pas luftës së Bedrit më është nxirë dhe nuk më bëhet të jetoj." Thotë Umejri: "Ashtu është, sikur të mos kisha borxhe dhe sikur të kisha një njeri që të kujdesej për fëmijët e mi dhe gruan time, do të shkoja në Medine dhe do t’ia prisja kokën Muhammedit."
E shfrytëzoi këtë rast Safuani dhe i tha:
"Do t’i paguaj unë borxhet dhe do të kujdesem unë për familjen tënde."
Atëherë i thotë Umejri Safuanit:
"Ta ruajmë të fshehtë këtë bisedë." "Po, ashtu do të bëjmë." – ia ktheu Safuani. U çua Umejri, e mori shpatën, e leu me helm dhe u nis për në Medine. Arriti në Medine. E pa Umer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe shkoi e i tha Pejgamberit (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi të!): "Po vjen Umejri, armiku i Allahut. Ai nuk ka ardhur përveç për sherr." dhe Hattabi nxori shpatën. "Fute shpatën në mill", - i thotë Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Pasi Umer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e futi shpatën në mill, Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe Bekimi i Tij qofshin mbi të!) i thotë Umejrit:

– Përse ke ardhur këtu, o Umejr?

– Kam ardhur të shikoj djalin (djali i tij ishte zënë rob nga muslimanët).

– Po shpatën përse e ke përgatitur?

– I mallkoftë Allahu shpatat!

– Mua më zbriti nga Allahu i Lartë arsyeja përse ke ardhur.

– Nuk kam ardhur për tjetër gjë vetëm se të takoj djalin tim.

– A nuk ishte ti me Safuanin në Qabe, atë natë dhe a nuk biseduat dhe a nuk e vendosët që ti të më prisje kokën e ai të t’i lante borxhet dhe të kujdesej për familjen tënde?

Thotë Umejri: "Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se ti je i dërguari i Tij." Umejri kishte ardhur për ta shuar Dritën, por Drita e ndriçoi dhe ai tha: "Ty të ka njoftuar Allahu. Falënderoj Allahun që më çoi në këtë rrugë, për të pranuar këtë fe."

Vëllezër muslimanë! Në errësirën e natës në Qabe, askush nuk i pa ata dy burra, as Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) nuk e dinte këtë bisedë. E dinte vetëm Allahu. Ai dëgjon çfarë thurin njerëzit. Pra, nëse ty të fyen dikush dhe të sjell vështirësi, mos u mërzit, sepse Allahu i di të gjitha ato që të bëhen ty.

O ti musliman i ri që sapo ke përqafuar fenë islame! Nëse dikush të fyen ose të tall, dije se Allahu po të mbikëqyr ty dhe e di se çfarë po duron. Nuk i fshihet Atij asgjë. Kush mendon që Allahu nuk na sheh, vetëm se është bërë femohues. Atëherë, kur ti e di që Allahut nuk mund t’i fshihesh, mos i kalo caqet që vetë Allahu i Madhëruar i ka përcaktuar. Njerëzit i shkelin kufijtë e përcaktuar nga Allahu në errësirën e natës, fshehur nga shikimi i njerëzve, por harrojnë se Allahu është Mbikëqyrës i përhershëm. Në një hadith të saktë, autentik të Pejgamberit (Paqja e Allahut dhe bekimi i tij qofshin mbi të!) thuhet: "Unë i di disa njerëz nga populli im që Ditën e Gjykimit do të dalin përpara me vepra të mira sa madhësia e maleve, ndërsa Allahu do t’i asgjësojë ato vepra." "O i Dërguari i Allahut" – ia kthyen shokët, "lutu për ne që të mos jemi prej atyre njerëzve." Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi të!) tha: "Ata janë vëllezërit tuaj, prej gjakut tuaj. Ata marrin prej natës çfarë të munden. Kur arrijnë kufijtë që Allahu ka përcaktuar për ta, ata i shkelin. Allahut nuk i fshihet asgjë, prandaj frikësojuni Atij, o robër!"

Një natë, Umer ibn el-Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), doli në rrugë të Medinesë për të parë gjendjen e popullit. Kur iu afrua një shtëpie, dëgjoi një grindje. E ëma i thoshte së bijës: "Oj bija ime, merr ujë dhe hidhja qumështit, sepse tani askush nuk na sheh." "Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), na e ndaloi këtë të xhuma". – ia ktheu e bija. "Dëgjon ti?" – bërtiti e ëma me inat. "Pse nuk bën si po të them, hidhi ujë qumështit dhe mos e zgjat, se Umeri është larg nesh." Iu kthye përsëri e bija: "Vërtet, Umeri është larg nesh e nuk na sheh ne, por na sheh Allahu, Zoti i botëve."

Kur dëgjoi Umeri fjalët e vajzës, i rodhën lot. U kthye në shtëpi dhe i tha të birit: "Çohu se do të të fejoj me një vajzë." E mori të birin dhe e çoi te shtëpia e vajzës dhe e fejoi me të.

Një herë tjetër Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u gjend pranë një muri. Aty qe një grua që e kishte burrin në xhihad. Ishte një natë e ftohtë. Gruaja ishte në tri errësira: në errësirën e natës, në errësirën e dhomës dhe larg nga burri i saj. E dëgjoi Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) gruan duke thënë: "Sikur të mos më shihte Allahu, do ta ftoja një burrë në shtratin tim, që ta kaloj këtë natë të ftohtë."

Një gruaje tjetër, kur ishte në shkretëtirë, i afrohet një burrë dhe i thotë: "Nuk na shikon askush, vetëm ai yll." Ajo ia kthen: "Po Krijuesi i yllit nuk na sheh?"

Dhe tani dëgjoni historinë e fundit, që ka të ndodhur në kohët e mëvonshme, që të shikoni Mbikëqyrjen e Allahut dhe frytet e saj.

Një burrë i quajtur Nuh ibn Merjem kishte shumë pasuri, por mbi të gjitha ishte shumë besimtar. Kishte edhe një vajzë që dallohej për bukuri, por mbi të gjitha edhe ajo kishte besim të madh e moral të lartë. Burri mori një shërbyes. Ai quhej Mubarek. Ai nuk kishte pasuri, por edhe ai kishte kryesoren – besimin dhe moralin e pastër. E dërgoi zotëria e tij te vreshti për ta ruajtur nga vjedhësit. Mubareku vazhdoi ta ruante vreshtin për gati dy muaj. Kur erdhi zotëria i tij te vreshti, i tha: "O Mubarek, shko e më sill një bistak rrushi." Shkoi Mubareku dhe mori një bistak rrush por rrushi ishte i thartë. "Shko e zgjidh një tjetër", - i tha përsëri zotëria. I solli përsëri Mubareku një bistak rrush, por prapë rrushi ishte i thartë. "O Mubarek! A nuk e njeh ti të ëmblën nga e tharta apo tallesh me mua?", - iu hakërrua zotëria. "Jo, për Zotin, nuk po tallem me ty, por unë nuk i kam provuar e as kam futur asnjë kokërr në gojë që prej dy muajsh, sepse ti nuk më ke dërguar për të ngrënë, por për ta ruajtur vreshtin dhe për t’i shërbyer atij. Unë i ruhem shikimit të Allahut e jo shikimit të krijesave të Tij." U habit zotëria dhe i tha: "Më thuaj, cila nga vajzat të pëlqen për nga pasuria, bukuria, prejardhja e besimi?" "Çifutët",-iu drejtua Mubareku, "zgjidhnin vazja që ishin të pasura; të krishterët zgjidhnin vajza me prejardhje të mirë, kurse shokët e Muhammedit (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) i zgjidhnin besimtare".

Sot, muslimanët i shohin vajzat për pasuri e për bukuri dhe nuk e shohin fare besimin dhe moralin e tyre, duke ngjarë në këtë me ithtarët e Librit (çifutët dhe të krishterët) e për këtë Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush e imiton një popull, ai është prej tyre."

Zotëria e la të lirë Mubarekun. Më pas, Nuh ibn Merjem shkoi tek e bija dhe i tha: "Dëshiroj të të martoj me Mubarekun! Ç’thua ti?"

– A e pëlqen ti atë? i thotë ajo ibn Merjemit.

– Po.

– A është i përshtatshëm për mua?

– Kam kërkuar mjaft, por nuk kam gjetur më të përshtatshëm se Mubareku.

Atëherë, vajza u martua me Mubarekun. Ishte fryt i Mbikëqyrjes së Allahut. Lindën një djalë. Kush lexon historinë e Islamit e gjen atë djalë, si dijetar të hadithit. E ai është Abdullah ibn Mubarek. Kjo është përgjigjja e Mbikëqyrjes së Allahut.

O vëllai im musliman! Dije se syri i Allahut të sheh ty ngado që të shkosh.

O vëllai im musliman! Njihe mbikëqyrjen e Allahut, se kështu do të bëhesh më i mirë!

O robtë e Allahut! Kijeni frikë Allahun për atë që thoni! Kijeni frikë Allahun për ato që bëni! Kijeni frikë Allahun ditën dhe natën!

SAHIHUL BUHARI 4

SAHILUL BUHARI 4
Buhariu 4.doc
Microsoft Word Document 359.5 KB

SAHIHUL BUHARI 6

SAHIHUL BUHARI 6
sahihul-buhari-6.doc
Microsoft Word Document 95.0 KB

BUHARI 8

SAHIHUL BUHARI 8
Buhari-8.pdf
Adobe Acrobat Document 609.0 KB

SAHIHUL BUHARI 1

SAHIHUL BUHARI 1
Buhari-1.rar
compressed file archive 608.5 KB