POEZI ISLAME

Larg jush

S’jam aty ku isha për të parën herë
Këtu jam larg dhe I vetëm
S’je ti vëlla të mi rrahësh krahët
S’je ti nënë të më qortosh
As ti baba të më urdhërosh
S’është askush që duhej të ishte
Pa askë mbeta I huaj
Edhe dielli më rrezaton më ndryshe
S’kam me kë të flas
E në vehte ndjej se po vuaj
Mërgimi të gëlltitka të gjallë
E ti se vëren
Koha shkon e plakesh
Duke fituar qindarkat e tua
E duke humbur kohën I vetëm
Qindarkat mund t’I humbasësh
Por kohën se kthen dotë
Të tillë jetë bënë kur lakmon pasurinë
E nuk e di se pasuria më e madhe është jeta
Shpenzo jetë për të fituar të holla
Ose shpenzo të holla për të jetuar
Cili prej tyre je nuk e di
Kjo ndjenjë po të gëlltit më keq se mërgimi
E ti prapë se vëren
Zgjohu nga dëshira jote e marrë
Dhe jeto realitetin e hidhur
Se më I mirë se ato fantazi tuat është
Ktheju njerëzve tu se ata të duan
Kthehu atje ku ke derën e hapur gjithmonë
Ku bukë e kripë të shtrohet në sofër
Por ke me kë ta ndash
Përqafo vendlindjen vëlla
Se ajo s’të braktis si ti atë
Vdis I qeshur aty ku linde duke qarë
Dhe do jeshë më I pasuri në botë.

Në kërkim të fajit

Supet e pafajshme vuajnë
Dhëmbin pa masë,e nuk dorëzohen
Edhe po të donin ta bënin
Nuk kan si të mbrohen
Dhe si të tilla në mes vehte shikohen
Fajin në mos e gjejnë në ndonjë skutë
Por ai i ngujuar në mua fshihet
I qetë,pa brenga prihet
Por njeriu nuk është si faji
Edhe pse i rrethuar nga ai
Faj e brenga përtyp e gëlltit
Ushqehet me to e mendjen vërtit
Se q’faj ka që është rob i jetës
I pafajshëm sërish mbetet
Fajin ja lë të vërtetës
Se në këtë botë qdokush do tretet
E do lodhet,por se kupton
Kjo jetë s’është e pa mbarim
Si qdo gjë do përfundon
Dhe do ketë një rifillim
Kur të mbarët janë gjithë bashkë
Në bardhësitë e amshimit
E të humburit do humbin sërish
Nëpër rrugët e trishtimit
Kur pendimi është i kotë
Për lutje e adhurime vend s’do ketë
Se si bënë në këtë botë
Tani psherëtijnë e qirren
Para tyre shohin greminë
Një nga një tani thirren
Që të tresin gjithë thërminë.






KETO POEZI JANE TE HUAZUARA NGA KRIJMTARIA E ARGJEND XHELILIT.